Gjermania nuk jep viza për kujdestarë për fëmijët
Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 21 October 2020
Pandemia e koronës u krijon probleme familjeve të reja që kanë nevojë për kujdestarë për fëmijët. Kush do të vijë si au-pair në Gjermani nuk merr dot për momentin vizë.
Në Gjermani ka rreth 15,000 të reja dhe të rinj që punojnë si au-pair, më shumë se 9,000 syresh nga vende jashtë BE-së. Në krye të listës: Kolumbia dhe Gjeorgjia, pasuar nga Ukraina, Rusia, Madagaskari, Zimbabve, Brazili dhe Vietnami.
Termi au-pair vjen nga frëngjishtja dhe do të thotë “reciprokisht”, kjo do të thotë që të rejat dhe të rinjtë që vijnë si au-pair tek një familje gjermane duhet të kujdesen 30 orë në javë për fëmijët dhe të bëjnë punë të lehta shtëpie. Për këtë punë dhe ndihmë familja u garanton një dhomë më vete, ushqim, para xhepi 280 euro në javë, të drejtën për pushime dhe kohë të lirë si dhe ndjekjen e një kursi për gjermanishten. Prandaj ka mjaft të reja e të rinj që e konsiderojnë ofertën tërheqëse sepse u mudëson të njohin intensivisht gjuhën dhe kulturën e vendit ku shkojnë.
Por për shkak të pandemisë korona shumë të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së e kanë të pamundur të vijnë në Gjermani, sepse nuk marrin dot vizë. Kjo përbën problem edhe për familjet gjermane, sepse kur të dy prindërit punojnë nuk ka kush t’u mbajë fëmijët.
Kërkesë e madhe që i hap shtigje ilegalitetit
Shoqata e Ndërmjetësimit të Au-pair në Gjermani di për raste, në të cilat të reja dhe të rinj nga vende jashtë BE-së kanë hyrë në BE përmes Francës dhe më pas kanë ardhur për të punuar si au-pair në Gjermani. Po ashtu ka edhe mjaft raste që të reja dhe të rinj të cilëve u mbaron kontrata si au-pair si edhe vizat, por që gjendjen ende në Gjermani, marrin në mediat sociale oferta financiarisht tërheqëse që të qëndrojnë dhe të transferohen në një familje tjetër, madje edhe në mënyrë të paligjshme.
Për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve me korona në Gjermani nuk pritet që qeveria të vendosë para pranverës së vitit të ardhshëm që të rejat dhe të rinjtë që duan të vijnë si au-pair në një familje gjermane të kenë të drejtën të pajisen me viza./DW
Të tjera
-
ShBA do të vërë veton ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB
ShBA do të ushtrojë të drejtën e vetos nesër në një takim të Këshillit të Sig...
-
I vazhdohet paraburgimi Thaçit, Veselit dhe Bahtjarit
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për të...
-
Panairi i Kantonit, një mundësi për zgjerimin e komunikimit në fushën e biznesit
Kryeministri kinez Li Qiang u shpreh gjatë takimit me biznesmenët e huaj, pje...
-
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Një tërmet më magnitudë 5.6 ballë është regjistruar në Turqi në provincën e T...
-
Abdixhiku organizon tubime përkrahëse për eurodeputetët mbështetës të Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se kë...
-
Osmani takohet me ambasadorin francez, u diskutuan mbajtja peng e kosovarëve dhe arrestimet e policëve në zonat kufitare
Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Ambasadorin e Francës në Kosovë, Oliv...
-
DASH thirrje autoriteteve serbe për transparencë: Arrestimi i policëve të Kosovës përshkallëzon situatën
Nga orët e para të së mërkurës, mbi 300 qytetarë të Kosovës ishin bllokuar në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën sot
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Policia serbe arreston një kosovar me pretendimet se ka kryer krime lu fte
Policia serbe ka arrestuar sot një kosovar me pretendimet se i njëjti ka krye...
-
Çështja e dinarit: Besnik Bilslimi flet pas takimit tre palësh në Bruksel
Ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje të enjten edhe rundi i ri dhe i katërt në...
-
Mbledhja e Qeverisë, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e 200’të, ku ka miratuar disa proj...
-
Hovenier kërkon lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, kërkoi që autoritetet serbe ...