Lajme

Gjermania nesër fillon tërheqjen nga baza turke ne Inxhirlik

Autori: Gazeta inFokus 08:33 | 08 June 2017

everia e kancelares gjermane, Angela Merkel, ka vendosur t’i tërheq ushtarët e vet dhe aeroplanët vëzhgues nga baza ajrore Inxhirlik në Turqi, për shkak të mospajtimeve ndërmjet dy qeverive.

Ankaraja nuk ka lejuar që ligjvënësit gjermanë ta vizitojnë këtë bazë. Trupat gjermane dhe aeroplanët, që po marrin pjesë në koalicionin ndërkombëtar në luftën kundër grupit ekstremist,ISIS, do të vendosen në Jordani, transmeton Indeksonline.

Gjermania i ka afro 270 ushtarë të stacionuar në Inxhirlik, afër kufirit të Turqisë me Sirinë, së bashku me gjashtë aeroplanë të tipit Tornado dhe një aeroplan për furnizim me karburant. Liderët gjermanë thonë se është esenciale që ligjvënësit të jenë në gjendje t’i vizitojnë ushtarët kur ata të duan, pasi vendosja e forcave gjermane jashtë vendit duhet të miratohet në parlament.

-Advertisement-

Turqia e ka bllokuar kërkesën e fundit për vizitë në shenjë të protestës për vendimin e autoriteteve gjermane që tu sigurojnë azil ushtarëve dhe individëve të tjerë, të cilët Turqia i ka akuzuar për pjesëmarrje në grushtshtetin e dështuar të vitit të kaluar./Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera