Gjermania në kërkim të qeverisë, Merkel rinis negociatat me Schulz
Autori: Gazeta inFokus 19:17 | 07 January 2018
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur një raund të ri bisedimesh në përpjekje për t’i dhënë fund ngërçit që ka paralizuar jetën politike të vendit.
Më shumë se tre muaj pas zgjedhjeve, Gjermania vazhdon të mbetet pa një qeveri të re, sepse tentativat e mëhershme të krijimit te një koalicioni kanë dështuar duke e shtyrë kancelaren sërish drejt social-demokratëve.
Bisedimet 5 ditore do të përfshijnë pikërisht këta të fundit, kristiandemokratët e Merkelit dhe partinë simotër, Unionin socialdemokrat CSU.
Shumë ekspertë e shohin këtë si shansin e fundit të Merkelit për krijimin e një koalicioni të qëndrueshëm. SPD’ja e qendrës së majtë ka bashkëqeverisur me partinë e qendrës se djathte të kancelares për 8 vjet, por rezultati tejet i dobët ne zgjedhjet e shtatorit e detyroi liderin e saj Martin Schulz të zotohet se do ta lërë në opozitë forcën politike që drejton.
“Unë besoj se bisedimet mund të kenë sukses”, tha Merkel, ndërsa mbërriti në selinë e SPD në Berlin.
“Po shkoj në këto bisedime me optimizëm, me të vërtetë është e qartë se në këto pak ditë kemi përpara një punë të madhe, por ne jemi të gatshëm të marrim këtë punë dhe të arrijmë një rezultat të mirë”, shtoi ajo, transmeton oranews.
Merkelit tani i duhet t’i bindë krerët social-demokratë se kanë mjaftueshëm objektiva të përbashkëta për të nisur zyrtarisht negociatat e koalicionit nga muaji mars apo prill.
Me deklaratën e dhënë për gazetarët përpara takimit Schulz çeli një dritare shprese. Ai u shpreh se nuk do të vendosë vija të kuqe dhe se kohët e reja kërkojnë politika të reja, duke lënë kështu të kuptohet se terreni për kompromis nuk mungon.
Nga këto diskutime i kanë drejtuar sytë edhe aleatët të Gjermanisë në BE, të cilët e shohin vendin si shtyllën e stabilitetit në bllokun europian.
Deri të premten e javës së ardhshme, partitë kryesore si ajo kristiandemokrate CDU dhe kristiansociale, CSU dhe partia socialdemokrate, SPD duan të krijojnë qartësi, nëse krerët e partisë do t’u rekomandojnë organizmave të partisë futjen në bisedimet e koalicionit.
Lidershipi socialdemokrat ka nevojë edhe për miratimin e bazës së partisë për të filluar bisedimet për koalicion me konservatorët. Votimi do të bëhet më 21 janar në Bonn.
Të tjera
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...