Lajme

Gjermania në alarm; rekord rastesh me covid: Autoriteteve i rrëshqet situata nga duart

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 11 November 2021

Autoriteteve shëndetësore në gjermane duket po u rrëshqet situata nga duart. Vendi i goditur nga vala e katërt e pandemisë, regjistroi një nivel rekord prej mbi 50 mijë infektimesh brenda 24 orësh.

Sipas Institutit Robert Koch, numri total i rasteve të konfirmuara deri tani ka mbërritur në 4.89 milionë, ndërsa i viktimave gati 97.200. Reinhard Sager, president i Asociacionit të autoriteteve lokale gjermane, i ka bërë thirrje industrisë së hotelierisë që të marrë masa më të ashpra për t’u siguruar se konsumatorët janë të testuar, të vaksinuar, apo të shëruar nga koronavirusi.

“Shqetësimi i humbjes së konsumatorëve potencialë duhet të jetë shumë më i vogël sesa shqetësimi për pasojat që mund të vijnë nëse ata vazhdojnë të bëjnë pak për të përmbushur detyrimet për kontrolle”, u shpreh ai për të përditshmen gjermane, Rheinische Post.

-Advertisement-

Tri partitë gjermane që janë duke negociuar për formim të koalicionit qeveritar në fillim të dhjetorit, janë pajtuar që të mos zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme, pavarësisht valës së infektimeve.

Ato paraqitën një projektligj që do të ndryshonte legjislacionin aktual për të mundësuar zbatimin e masave si vendosja e detyrueshme e maskave dhe mbajtja e distancës fizike në ambiente publike, deri në mars të vitit të ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera