Gjermania mund të rikthejë shërbimin ushtarak
Autori: Gazeta inFokus 11:06 | 07 December 2023
Përballë situatës aktuale të sigurisë, ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius beson se është i mundur rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ai tha se heqja e tij ishte gabim.
Ministri Federal i Mbrojtjes, Boris Pistorius beson se një rikthim i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është i mundur. Politikani socialdemokrat i tha së përjavshmes “Die Zeit” se heqja e tij kishte qenë gabim.
Rivendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak vërtet që tani do të çonte në “probleme të mëdha kushtetuese dhe strukturore”. Megjithatë, diskutimi për këtë do të marrë vrull duke pasur parasysh situatën aktuale të politikës së sigurisë, tha ministri gjerman i Mbrojtjes.
Pistorius theksoi se gjermanët në përgjithësi duhej të jenë gati për një ndryshim në mentalitet. Kohët e përfitimit nga paqja dhe të shpenzimeve të ulëta të mbrojtjes kanë mbaruar. Përkundrazi, tha Pistorius, tani duhet të jemi në gjendje të pengojmë përsëri një agresor të mundshëm, pavarësisht nëse u pëlqen apo jo kjo të gjithëve.
Në këtë kontekst, ministri i Mbrojtjes përsëriti edhe formulimin e tij, që ka ngjallur polemika se Bundesëehr duhet të jetë i “aftë për luftë”.
Debat për rekrutimin
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ishte temë në konferencën e Bundesëehr-it pothuajse një muaj më parë. Shoqata e Bundesëehr-it e kishte përshkruar rifutjen si një “mënyrë të fundit” për rekrutimin e personelit. Por në përgjithësi duhet të ketë edhe kushte më tërheqëse. Përballë kërcënimeve të reja dhe komplekse, është e rëndësishme që të rekrutohet shpejt më shumë personel për trupat. Kohët e fundit, gjithnjë e më shumë janë ngritur dyshime nëse Bundesëehr-i do ta arrijë objektivin e tij të deklaruar për 203.000 burra dhe gra me uniformë deri në vitin 2031.
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak u pezullua në Gjermani në korrik 2011, pas 55 vjetësh, nën ministrin e atëhershëm të Mbrojtjes Karl-Theodor zu Guttenberg (CSU). Në praktikë kjo çoi në një eliminim të kryerjes shërbimit ushtarak dhe të shërbimit civil në komunitet. /DW
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...