Gjermania miraton ligjin e ri për shtetësinë, mund të përfitojnë edhe kosovarët
Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 19 January 2024
Parlamenti gjerman miratoi të premten një ligj të ri për shtetësinë për të rritur pjesëmarrjen sociale dhe politike të emigrantëve.
Rreth 382 ligjvënës – kryesisht nga qeveria e koalicionit të majtë-liberal të kancelarit Olaf Scholz – votuan në favor të projektligjit, ndërsa 234 ligjvënës konservatorë dhe të djathtë votuan kundër tij. Njëzet e tre ligjvënës abstenuan.
Me ligjin e ri, emigrantët do të kenë të drejtën e nënshtetësisë gjermane pas pesë vitesh qëndrimi në vend, në vend të tetë viteve aktuale.
Për emigrantët që kanë treguar arritje të spikatura akademike ose profesionale dhe kanë aftësi të mira gjuhësore, kjo periudhë do të reduktohet në tre vjet.
Ligji i ri i shtetësisë do t’i lejojë emigrantët të kenë shtetësi të dyfishtë ose shtetësi të shumëfishtë, gjë që nuk ishte e mundur deri më tani, për shumë prej atyre që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.
Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser ka përshëndetur votimin, duke thënë se ishte një hap i rëndësishëm reformash, si pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të modernizuar ligjet për imigracionin.
“Ne po krijojmë një legjislacion modern të imigracionit që do të plotësojë kërkesat e shoqërisë sonë të larmishme. Ishte koha për ta bërë këtë”, tha politikania socialdemokrate.
Ajo kritikoi gjithashtu politikanët e ekstremit të djathtë për shtrembërimin e debateve publike rreth migrimit, duke kryer një propagandë raciste kundër emigrantëve për shumë vite.
“Këto debate janë zhvilluar në kurrizin e njerëzve që kanë jetuar dhe punuar në Gjermani për shumë vite, por nuk janë lejuar kurrë të jenë plotësisht këtu. Reforma jonë u tregon atyre: Ju jeni të Gjermanisë!”, tha Faeser.
Ajo nënvizoi gjithashtu se reformimi i ligjit të shtetësisë do të ndihmojë Gjermaninë në trajtimin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar, duke tërhequr specialistë dhe profesionistë të kualifikuar nga jashtë.
“Ne jemi në mes të një konkursi global për trurin më të mirë. Ne kemi nevojë urgjente për punëtorë të kualifikuar në shumë fusha të ekonomisë sonë. Ne do të tërheqim mendjet më të mira vetëm nëse ata mund të bëhen pjesë e plotë e shoqërisë sonë në të ardhmen e parashikueshme, me të gjitha të drejtat e tyre demokratike”, tha Faeser.
Aktualisht, rreth 12 milionë njerëz në Gjermani – rreth 14% e popullsisë së përgjithshme – nuk kanë shtetësi gjermane. Rreth 5.3 milionë prej tyre kanë jetuar në vend për të paktën 10 vjet, sipas shifrave zyrtare.
Shumë prej tyre kishin hezituar të aplikonin për shtetësi gjermane në të kaluarën për shkak të procedurave të lodhshme burokratike, rregulloreve të rrepta dhe kufizimeve për mbajtjen e shtetësisë së dyfishtë. /AA/
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...