Sport

Gjermania merr vendimin për fatin e trajnerit Löw

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 19 November 2020

Gjermania u mposht nga Spanja me rezultat të thellë 6-0 në ndeshjen e zhvilluar të martën në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo humbje drastike ka shkaktuar pakënaqësi brenda federatës gjermane, të cilët kanë mbajtur një mbledhje urgjente ku kanë vendosur për të ardhmen e trajnerit, Joachim Löw.

Një ditë pas ndeshjes, vet tekniku gjerman kishe thënë: “Nëse duhet të merakosem për vendin e punës, duhet të pyesni persona të tjerë”.

-Advertisement-

Tashmë federata ka marrë vendimin për trajnerin Löw dhe sipas raportimeve të gazetës gjermane “Bild”, Löw nuk do të largohet nga pozita e trajnerit.

“Ne kemi nisur një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë së bashku me trajnerin.

S iç e pamë edhe të martën në mbrëmje, ky nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë, por nuk mund të marrim vendime të nxituara dhe duhet të besojmë te zgjedhjet që kemi bërë në të shkuarën për të mirën e Gjermanisë”, është shprehur kryetari i federatës, duke konfirmuar që Löw nuk do të largohet nga detyra./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera