Lajme

Gjermania merr vendim befasues për vaksinat Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 20:52 | 21 March 2022

Qeveria gjermane ka aprovuar së fundmi kontrata me vlerë 3.15 miliardë dollarë për blerjen e vaksinave Covid-19 deri në vitin 2029.

Kontratat me pesë kompani prodhuese do të bëhen për të siguruar furnizim “në rast të vazhdimit të pandemisë Covid-19 thanë autoritetet vendase.

Kompanitë  BioNTech, CureVac/GSK, Wacker/CordenPharma, Celonic and IDT, do të marrin pagesat vjetore sipas kërkesave, me mundësi shtimi apo reduktimi të prodhimit sipas nevojës.

-Advertisement-

“Meqenëse kishte mangësi furnizimi në fillim të epidemisë ne po sigurojmë prodhimin për vitet në vijim”, tha ministri i çështjeve ekonomike Robert Habeck, megjithse vendet po heqin kufizimet duke besuar se pandemia po merr fund.

Gjermania thotë se prej nisjes së pandemisë në vend janë përdorur rreth 200 milionë doza vaksinash.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera