Gjermania me ndihmë shtesë pas tërmeteve në Turqi dhe Siri
Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 21 February 2023
Gjermania do të dyfishojë ndihmën për Turqinë dhe Sirinë duke dhënë edhe 50 milionë euro shtesë për viktimat e tërmeteve vdekjeprurëse, njoftuan dy ministre gjermane të martën.
Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, tha se Gjermania dëshiron “të bëjë të qartë se ne, si komunitet ndërkombëtar, e shohim këtë katastrofë dhe ne mbështesim popullatën”.
Baerbock i bëri këto deklarata teksa qëndroi të martën në Pazarçik, në jug të Turqisë. Në këtë vizitë ajo po shoqërohej nga ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.
Sipas paketës së re të ndihmës, 33 milionë euro do t’i jepen Turqisë dhe 17 milionë për veriun e Sirisë, duke bërë që ndihma totale e Gjermanisë për rajonet e shkatërruara nga tërmetet të arrijë në 108 milionë euro. Nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit janë vrarë pothuajse 46.000 persona.
“Ne po tentojmë të dërgojmë sa më shumë ndihmë në Siri, veçanërisht në pjesën veriore të këtij shteti, përmes pikëkalimeve kufitare që janë hapur. Por, regjimi sirian vazhdon të pengojë përpjekjet e Kombeve të Bashkuara”, tha Baerbock.
Dy javë pas fatkeqësisë, ndihma ka shkuar shumë ngadalë në veriperëndim të Sirisë, shtetit të shkatërruar nga lufta civile.
Ministret gjermane konfirmuan se do t’u jepen viza tremujore për viktimat turke dhe siriane të tërmetit që kanë familje në Gjermani.
Sipas Ministrisë së Jashtme gjermane, deri më tani janë lëshuar 96 viza.
Rreth 2.9 milionë persona me origjinë turke në Gjermani. Komuniteti sirian në Gjermani është po ashtu i madh me rreth 924.000 pjesëtarë./REL
Të tjera
-
Bedri Hamza ndërton Qendrën Mjekësore më të madhe dhe më moderne në Kosovë
Në Mitrovicë sot është përuruar objekti i ri i Qendrës Kryesore të Mjekësisë ...
-
Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë për Presidentin Carter: Kosova gjithmonë do ta nderojë trashëgiminë e tij
Presidentja Vjosa Osmani u nënshkrua sot në Librin e Zisë për Jimmy Carter, p...
-
Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Risi në foleja.com! Prej 49.99€ bleni dyshekët Nouve Blanc dhe përfitoni transportin falas me DHL
Nouve Blanc në bashkëpunim me foleja.com, sjellin risi në lansimin e linjës s...
-
Dështimi i dialogut me Serbinë? – Kurti fajëson Brukselin
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse dialogu Kosovë-Serbi ka dështuar, k...
-
Kurti: Rryma u shtrenjtua në krejt Evropën, jo veç te ne, tani situata është stabile
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se rritj...
-
Rrezik për hipotermi në zonat e prekura nga temperaturat e ulëta në ShBA
Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve ka lëshuar Këshilla për Mot të Ftohtë për...
-
Nënshkruhen kontrata me 220 punëtorë të rinj në KEK, Kurti flet për “shumë suksese” në sektorin energjetik
Kryeministi Albin Kurti, së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
LAJMI I FUNDIT: Tërmet në Greqi
Mëngjesin e sotëm, një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, është regj...
-
Albin Kurti: Nuk ka nevojë për koalicione, presim ta tejkalojmë rezultatin e vitit 2021
Kryeministri i vendit, Albin Kurti thotë se nuk sheh mundësi për koalicione p...
-
Kryeministri kanadez mund të japë dorëheqjen brenda disa ditësh
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau mund të shpallë dorëheqjen e tij brenda ...
-
Shkon në 6 numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Ka shkuar në gjashtë numri i të vdekurve pas sulmit në tregun e Krishtlindjev...