Gjermania mbështet Kosovën me 2 milionë euro për Qeverisjen e Mirë Financiare
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 15 May 2019
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen Implementuese për Fazën e IV të Projektit të Qeverisjes së Mirë Financiare, në vlerë prej 2 milionë euro.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Financave Bedri Hamza, ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt dhe drejtori i GIZ-it për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut David Oberhuber, në praninë e sekretarit gjeneral të Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi dhe udhëheqëses së Projektit për Qeverisje të Mirë Financiare Kadri Jõgiste.
Me këtë rast ministri Bedri Hamza, bëri të ditur se kjo marrëveshje parasheh mbështetje direkte në formë të asistencës teknike për Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj si dhe për Kuvendin e Kosovës, përkatësisht Komisionin për Buxhet dhe Financa dhe Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe njësitë mbështetëse të tyre.
“Faza IV e projektit pritet të implementohet përgjatë periudhës 2019-2020. Andaj në fazën IV të këtij projekti e mirëpresim ndryshimin e qasjes së projektit, që të jetë më gjithëpërfshirëse dhe të punojë së bashku me të gjitha departamentet e përfshira në procese të caktuara të Menaxhimit të Financave Publike”, shtoi Ministri Hamza.
Ai theksoi se “Ministria e Financave, mirëpret edhe zgjerimin e mëtutjeshëm të fushëveprimit të Portalit të Transparencës të paraparë me këtë fazë, si dhe implementimin e Udhëzimeve Administrative për Investime Kapitale, Transfere dhe Rialokime”.
Ministri Hamza bëri të ditur gjithashtu se “Projekti për Qeverisje të Mirë Financiare ka filluar implementimin në vitin 2009 dhe deri më tani me sukses janë implementuar tri faza të këtij projekti, me fokus në: qeverisjen financiare në Kosovë, në veçanti llogaridhënie, transparencë, dhe efektivitet të planifikimit dhe shpenzimeve. Ndër të arriturat kryesore të fazave të kaluara janë: Lansimi i Portalit të Transparencës, Themelimi i Zyrës së Gjobave dhe Ndëshkimeve në ATK, Përmirësimi i sistemeve të IT-së të ATK dhe MF, Hartimi i akteve nënligjore dhe asistenca në zgjerim të dokumenteve përcjellëse të Buxhetit të Kosovës, Asistenca e ofruar përmes ekspertëve të integruar në MF dhe ATK, Publikimi i thjeshtëzuar i dokumenteve shpjeguese për buxhetin dhe shpenzimet e Qeverisë së Kosovës, Kryerja e Anketave të Tatimpaguesve, si dhe Rritja e bashkëpunimit mes Ministrisë së Financave, Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të Financave Publike, dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm”.
“Zhvillimi i mëtejmë i kapaciteteve në Ministrinë e Financave dhe ATK vazhdon të jetë prioritet i yni, në mënyrë që tatimpaguesit dhe qytetarët e Republikës së Kosovës të marrin shërbimet më të mira dhe të barabarta nga institucionet shtetërore”, shtoi Ministri Hamza.
Ministri Hamza gjithashtu vlerësoi lartë Qeverinë Gjermane për mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Kosovës, dhe GIZ-in që ka vazhduar të jetë partner shumë serioz në implementim të reformave në menaxhim të financave publike.
“Qeverisja demokratike dhe moderne përmirësohet vetëm duke marrë shembujt më të mirë dhe praktikat e njohura duke na siguruar që ndërtimi i shtetit të Kosovës do të ketë të ardhme në familjen euro-atlantike”, shtoi Ministri Hamza.
Ndërsa, ambasadori Christian Heldt me këtë rast u shpreh “Njëri nga sukseset për të cilat e përgëzojmë Qeverinë e Kosovës është lansimi i Portalit të Transparencës Buxhetore. Që nga fillimi i bashkëpunimit në vitin 2009, qëllimi i këtij projekti ka qenë forcimi i qeverisjes së mirë financiare të Kosovës me theks të veçantë në llogaridhënien, transparencën dhe efektivitetin në procesin e punës. Duke u bazuar në bashkëpunimin tonë të suksesshëm me Ministrinë e Financave, Kuvendin e Kosovës dhe Administratën Tatimore, Qeveria Gjermane dhe GIZ presin me padurim fazën e re të projektit.”
Të tjera
-
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
“U shku me vrą Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrąsja e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitari Gazmend Zeqiraj, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Nënat e Srebrenicës falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza
Nënat e Srebrenicës kanë falënderuar sot Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani,...
-
DW: Marrëveshja e Ohrit zyrtarisht pjesë e negociatave BE-Serbi
Zbatimi i plotë i marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën që ...
-
Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot n...
-
Haradinaj: Raporti i DASH-it goditja më e fuqishme, duhet t’i shërbejë Qeverisë që të japë dorëheqje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kome...
-
Raporti i DASh-it, LDK: Qeveria e udhëhequr nga Kurti, më e korruptuara ndonjëherë
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë për EO se Departamenti Amerikan ...
-
Heshtje para zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Sot në Maqedoninë e Veriut është heshtje para zgjedhjeve presidenciale që mba...
-
Raporti i DASH-it, Bajrami: Kurti po mendon se po i drejtohet deleve, analfabetëve funksionalë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas publikimit të Rap...
-
Ia rrahu tavolinën Vuçiqit në OKB – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësueses së Maltës: Kështu u drejtohemi diktatorëve!
Të hënën në Nju Jork u mbajt mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Ademi dhe Hetemi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit, vlerësohet se do të sjellë fryte për të rinjtë
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe humanisti ...
-
UP-ja pezullon nga puna profesorin Xhevat Krasniqi
Rektori i UP-së mori vendim për pezullimin nga puna të profesorit Xhevat Kras...