Gjermania mbështet Fondacionin Jahjaga për hapjen e Muzeut për të dhụnuarit e lụftës në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 18:22 | 15 August 2024
Fondacioni i ish-presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, në bashkëpunim me Ambasadën Gjermane në Kosovë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi për hapjen e Muzeut të parë për Gratë dhe Burrat e Dhunuar në Kosovë.
Kështu njoftoi ish-presidentja Jahjaga, e cila tha se marrëveshja u nënshkrua në zyrat e Fondacionit Jahjaga, bashkë me Ambasadorin Gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
Ish-presidentja Jahjaga tha se “çështja e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë është një ndër plagët më të rënda të tërë vendit, andaj qëllimi ynë kryesor është të rritet vetëdija e përgjithshme e popullit dhe të luftohet stigma e cila i rrethon të mbijetuarit”.
“Ashtu siç u kam premtuar që nuk do lë gurë pa lëvizur derisa drejtësia të gjejë vend, u premtoj që çdoherë do jem pranë tyre. Nuk ka paqe të qëndrueshme pa drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale në Kosovë”, tha Jahjaga, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, ambasadori Rohde, përmes një postimi në X, pasi falënderoi ish-presidenten Jahjaga, tha se Gjermania, gjegjësisht agjenda e Politikës së Jashtme Feministe (në kuadër të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë), e ka mbështetur projektin me 42 mijë euro.
“Ballafaqimi me të kaluarën do të thotë t’u japësh viktimave një zë. Faleminderit, e nderuara Atifete Jahjaga, që keni marrë drejtimin e kësaj çështjeje. Jemi krenarë që mbështesim këtë projekt historik si pjesë e agjendës sonë të Politikës së Jashtme Feministe me 42.000 euro”, shkroi Rohde. /Klankosova.tv
Të tjera
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...