Lajme

Gjermania “Kibla”e Albin Kurtit e Isa Mustafës

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 12 December 2019

Vizitat në Gjermani krerët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës së fundi i kanë shpeshtuar gogja.

Si duket në Berlin këto dy parti ende pa formuar qeverinë kanë filluar bisedimet politike atje, shkruan Gazeta inFokus.

E kryetari i VV’së, Albin Kurti në një intervistë për Detsche Welle ka treguar edhe arsyen e vizitave të shpeshta që po behën në Gjermani.

-Advertisement-

“Me Gjermaninë kemi edhe një lidhje shtesë për faktin se atje kemi një diasporë gjysmëmilionëshe, e cila përbën pjesën më të madhe të reminitancave tek ne. Gjermania është motori ekonomik i Bashkimit Europian. Përveç kësaj Lidhja Demokratike e Kosovës i ka raportet me CDU (kristiandemokratët), ndërsa ne i kemi me SPD (socialdemokratët), e dihet se këto të dy parti në Gjermani janë në koalicion. Prandaj sa herë unë shkoj atje takoj edhe diplomatët e zyrtarët shtetërorë, takoj edhe deputetët e SPD, ku së fundi mora pjesë edhe në Kongresin e tyre. Por, takoj edhe deputetë të CDU dhe CSU (kristiansocialë)”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu ka thënë se me ardhjen e tij në qeveri do të thellojnë marrëdhëniet me Gjermaninë, për të diskutuar disa çështje, si reformat e brendshme në Kosovë, për nxjerrjen Kosovën nga kriza, si të zbutet papunësia dhe varfëria, si të luftohet krimi dhe korrupsion.

Kujtojmë që gjatë kësaj jave Kurti dhe nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, ishin në Gjermani, mirëpo nuk dihet nëse ata janë takuar atje.

Mirëpo pas kthimit të kryetarit të Vetëvendosje nga Berlin, gjatë ditës se mërkure u thye edhe heshtja e takimeve ndërmjet LVV’së e LDK’së.

Pas më shumë se një javë sa nuk u mbajt as një takim, madje as nuk u paralajmëruar nga zyrtarët e këtyre subjekteve politike, Albin Kurti e Isa Mustafa, zhvilluan takimin në Kuvendin e Kosovës.
Por, as nga ky takim nuk u arrit ndonjë marrëveshje e cila do të formonte qeverinë në katër vitet e ardhshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera