Gjermania kërkon punonjës të kualifikuar
Autori: Gazeta inFokus
11:14 | 09 July 2018
Qeveria gjermane do të paraqesë brenda këtij viti një ligj imigrimi. Për këtë ranë dakord partitë në koalicionin qeveritar. Por përmbajtja e një ligji të tillë është ende e paqartë.
Mbi 50 leje të ndryshme që të lejojnë të jetosh në Gjermani njeh legjislacioni gjerman. Këtu bëjnë pjesë viza për artistët, leja e kufizuar e qendrimit, leja e pakufizuar e rezidencës, Karta Blu e Bashkimit Evropian për punonjës shumë të kualifikuar e kështu me radhë. Veç kësaj ekzistojnë edhe shumë rregulla e dekrete, të shpërndarë në të gjithë legjislacionin gjerman. Një ligj i posaçëm për imigrimin deri tani mungon në Gjermani.
Ka vite që kërkesa për një ligj imigrimi është pjesë e programit të SPD, prej vitesh dështon SPD në rezistencën e partnerëve konservatorë të koalicionit CDU dhe CSU. “Gjermania nuk është vend imigrimi”, dëgjoje gjithmonë nga këto parti. Më vonë një ligj imigrimi është penguar me tezën se ka rregullime ligjore të shumëllojshme për këtë, prandaj nuk nevojitet një ligj imigrimi.
Por socialdemokratët e shohin këtë krejt ndryshe: “Rregullat aktualë të imigrimit janë një monstër burokratike”, ankohet për shembull politikani përgjegjës për politikën e brendshme në SPD, Burkhard Lischka në bisedë me DW. Edhe sikur të mbash parasysh vetëm nevojën që Gjermania të arrijë të dalë e suksesshme në garën ndërkombëtare për punonjësit më të mirë të kualifikuar, duhet të kërkosh “një ligj të thjeshtë, të qartë dhe të kuptueshëm migrimi”, thotë Lischka.
Ndërkohë, edhe partitë unioniste janë të gatshme që të flasin për një ligj imigrimi – vetëm se ai nuk duhet të quhet kështu: “Orientimin bazë e ofron marrëveshja e koalicionit qeveritar – dhe atje ne flasim për një ligj migrimi të punonjësve të kualifikuar”, thekson Philipp Amthor në bisedë me DW. Deputeti i CDU-së në Bundestag është anëtar i Komisionit të Punëve të Brendshme, migrim për të, si për të gjitha partitë unioniste do të thotë: imigrim në punë.”Nuk kemi dhe kaq pak migrim”, shprehet Amthor.
Sido që të quhet në fund: që në tetor, ministri i Brendshëm Seehofer do të paraqesë diçka, që mund të kishte pamjen e një ligji imigrimi. Se cila do të jetë saktësisht përmbajtja e tij është e paqartë. SPD-ja pati prezantuar para zgjedhjeve parlamentare një koncept, i cili orientohet mjaft në modelin e Kanadasë: çdo vit të lejohet të imigrojë në Gjermani një numër i caktuar imigrantësh. Ata do të përzgjidhen në bazë të një sistemi, në të cilin do të jepeshin pikë për arsimin, përvojën profesionale, njohuritë e gjermanishtes dhe të afërmit në Gjermani. Njëri nga hartuesit e konceptit është deputeti i SPD-së Karamba Diaby.
DW-së Diaby i shpjegon: “Me ligjin e imigrimit ne duam të kujdesemi për transparencë dhe të tregojmë se mbi bazën e cilave kritere mund të punosh dhe të jetosh në Gjermani.” Sipas këtij modeli, teorikisht do të ishte e mundur që të imigrosh në Gjermani pa pasur një ofertë për një punë të caktuar.
Ky është edhe njëri nga shkaqet pse e refuzojnë politikanët unionistë një model me pikë. “Te tema i imigrimit duhet të jetë e qartë një gjë”, thotë Armin Schuster, zëdhënës i CDU-së në Komisionin e Brendshëm. “Imigrimi në Gjermani kryhet përmes aksesit në tregun e punës”. Me fjalë të tjera: pa ofertë konkrete për punë nuk bëhet asgjë.
Por edhe në vetë partitë unioniste ndërkohë është e qartë se rregullat e tanishme janë shumë të ndërlikuara.”Deri tani kemi pengesa shumë të larta”, thotë Philipp Amthor. Prandaj me më shumë gjasa është një ligj i cili t’i përmbledhë rregullat ekzistues dhe t’i bëjë ato më pak të ngatërruara – këtë e mbështet edhe këshilli i ekspertëve për migrimin. Nuk është fjala vetëm për njerëz me kualifikime të larta. Më i thjeshtë duhet të bëhet migrimi për njerëz me profesione të thjeshta, por të kërkuara. “Nuk është fjala vetëm për superinformaticienin indian, por – dhe këtë mund ta them duke u nisur nga zona ime elektorale – edhe për kuzhinierin ukrainas”. /DW/

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...


































