Lajme

Gjermania jep 65 miliardë euro të për të mbrojtur bizneset nga rritja e inflacionit

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 04 September 2022

Gjermania do të shpenzojë 65 miliardë euro të për të mbrojtur klientët dhe bizneset nga rritja e inflacionit, tha kancelari, Olaf Scholz të dielën, dy ditë pasi Rusia njoftoi se do të pezullonte disa dërgesa të gazit për një kohë të pacaktuar.

Tri partitë në koalicionin qeverisës diskutuan deri në orët e vona të natës përpara se të shpallnin masat, të cilat përfshijnë një taksë për kompanitë e energjisë, ndihmë për pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe subvencion për transportin publik.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka nxitur inflacionin në mbarë botën. Në Gjermani, efekti është përkeqësuar nga reduktimi i vazhdueshëm i Rusisë në vëllimet e gazit, i cili ka shkaktuar një rritje të çmimit të energjisë.

-Advertisement-

“Rusia nuk është më një partner i besueshëm i energjisë”, tha Scholz në një konferencë për media. dimërore.

Derisa furnizimet me energji janë në sasi të mjaftueshme, qeveria do të duhet të ndihmojë në mbrojtjen e konsumatorëve dhe bizneseve nga kostot më të larta, tha ai.

“Nuk do të ecësh kurrë vetëm”, tha ai në anglisht, përpara se të vazhdonte në gjermanisht: “Askush nuk do të mbetet vetëm”.

Kriza e energjisë u ashpërsua kur gjigandi energjetik i kontrolluar nga shteti rus Gazprom tha të premten se po mbante të mbyllur tubacionin e tij kryesor Rrjedha Veriore 1, tubacioni më i madh i vetëm që transporton gazin rus në Gjermani.

Ndër masat kryesore ishte një taksë e papritur për kompanitë energjetike, për të cilën ministri i Financave, Christian Lindner, tha se ajo do të sillte të ardhura “dy miliardëshe”. E riemërtuar si “taksë rastësie, kjo ishte një nga masat më të diskutueshme.

Një pjesë e të ardhurave do të përdoren për të ofruar 1.7 miliardë euro lehtësim taksash për 9.000 kompani me energji intensive, tregoi një dokument qeveritar./rel

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera