Fokus

Gjermania investoi 6 milionë euro për një muaj në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 15 April 2019

Ky vit duket se ka nisur mbarë me investime të huaja direkte në Kosovë. Vetëm në muajin janar janë investuar 25 milionë euro nga shtete të ndryshme. Më së shumti, para [për investime të huaja direkte kanë ardhur nga Gjermania. Kështu tregojnë të dhënat e publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Sipas statistikave, Gjermania ka investuar 6 milionë euro, që është dyfishi i investimeve nga Zvicra, e cila ka sjellë në Kosovë 3.9 milionë euro për një muaj.

Të tretë për nga investimet në vend radhiten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 2.5 milionë euro, të pasuara nga Turqia me 2.2 milionë euro, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Investimet e muajit janar, siç shihet në Raportin Mujor Statistikor të BQK-së, janë dukshëm më të larta se në dhjetor të vitit të kaluar kur ishin vetëm 9.3 milionë euro./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera