Lajme

Gjermania i shkruan letër të hapur Britanisë, e lavdëron për suksesin e vaksinës Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 25 February 2021

Gazeta më e madhe në Gjermani ka shkruar një artikull, duke e vlerësuar qasjen e Mbretërisë së Bashkuar në vaksinimin kundër Covidit-19.

Në artikull flitet për rrugëtimin e Boris Johnsonit, që nga bllokimi, ku ai parashikoi që Anglia të ishte e lirë nga kufizimet në shoqëri deri më 21 qershor nëse gjithcka shkon sipas planit.

Po ashtu aty paraqiten faqe të para të gazetave të tilla nga “Mirrori” dhe “Expressi”, ku lavdërohet kthimi të liria, shkruan “Metro”.

-Advertisement-

Artikulli i “Bildit” thotë se teksa britanikët tashmë po planifikojnë pushimet e tyre verore, Gjermania është në bllokim.

Artikulli krahason nivelin e vaksinimit në Mbretërinë e Bashkuar me atë në Gjermani, duke thënë se në total prej 17.7 milionë britanikëve kanë marrë tashmë të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa shifra në Gjermani është vetëm 3.4 milionë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera