Gjermania i frikësohet rritjes së infektimeve me Covid

Autori: Gazeta inFokus
09:06 | 16 July 2022
Sipas një ankete të kryer nga televizioni publik gjerman ZDF, përqindja e njerëzve që janë të shqetësuar nga rreziku i COVID-19, është rritur me 40%. Shifra në rritje – me 30% në muajin maj dhe 34% në muajin qershor – vjen si rezultat i rritjes së shpejtë të rasteve. Numri i infeksioneve të regjistruara për 1 mijë banorë gjatë shtatë ditëve të fundit ka arritur në thuajse 720.
Ekspertët besojnë se numri është ende më i madh, duke qenë se shumica e të infektuarve nuk u nënshtrohen më testeve PCR.
Në një intervistë të dhënë për të përjavshmen gjermane ‘Der Spiegel’, ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach, tha se me rritjen e rasteve dhe numrit të pacientëve të shtruar në pavionet intensive, të gjithë duhet të këshillohen me mjekët e tyre për marrjen e një doze shtesë vaksine.
Mbrojtja nga doza shtesë
Më herët, Bashkimi Evropian rekomandoi bërjen e dozës shtesë të vaksinës për pacientët mbi 60 vjeç. Ndërsa për pacientët mbi 70 vjeç, Gjermania e ka aplikuar ndërkohë këtë dozë. Sipas ministrit Lauterbach, ‘edhe të rinjtë duhet ta marrin dozën shtesë pas konsultës me mjekun e familjes’.
Në intervistën e dhënë ai theksoi se doza shtesë e vaksinës jep ‘një mbrojtje ndryshe’, për aq kohë sa ul ndjeshëm rrezikun e infektimit për disa muaj me radhë dhe shmang pasojat e kovidit afatgjatë.
Për pacientët mbi 60 vjeç, Lauterbach vuri në dukje, se vaksinat e deritanishme ofrojnë mbrojtje të sigurt dhe të mos presin për vaksinat e krijuara posaçërisht për variantin omicron.
Në pritje të vjeshtës dhe dimrit
Drejtuesja e parlamentit gjerman Bärbel Bas tha, se megjithë numrat në rritje të infektimeve, ajo pret një vjeshtë relativisht të qetë. Gjithsesi ajo shtoi se ‘gjithçka varet nëse do të ketë variante të reja në vjeshtë, të cilët mund të shkaktojnë probleme më të mëdha se omikron’.
‘Nësë s´do të ketë, atëherë thjesht qëndroni në shtëpi nëse jeni sëmurë. Njësoj siç trajtojmë sëmundjet e tjera’ – tha ajo në intervistën e dhënë ‘Speigel’.
Bas foli gjithashtu për mundësinë e rikthimit të mbajtjes së maskës me detyrim gjatë dimrit dhe se atëherë do të ishte e logjikshme edhe një vaksinë e katërt. Disa kompani farmaceutike po punojnë me vaksinat që mbrojnë nga varianti omicron dhe ato pritet të jenë gati deri në fundin e këtij viti./dw

Të tjera
-
Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari për vjedhje të automjetit – vetura i kthehet pronarit
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është identifikuar dhe arrestuar një person...
-
Aksident trafiku në Prizren, lëndohen dy persona e shkaktohen dëme të mëdha materiale
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në fshatin, Grazhdanik të Prizrenit. ...
-
ZRRE paralajmëron shtrenjtim tjetër të energjisë elektrike
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu th...
-
Haziri: Për agjenda të fshehura e veprime të njëanshme, nuk votohet as për Kuvend e as për Qeveri
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Haziri i reagon Kurtit: Ai që kundështoi gjithçka në këtë Republikë, e ka në dorë zgjidhjen e bllokadës
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është deklaruar për mosvotimin nga depute...
-
Seanca e radhës në rastin e Liridona Ademajt mbahet më 4 qershor
Juristja e medieve, Flutura Kusari, ka bërë të ditur se seanca e radhës në ra...
-
Kurti viziton “Defender Europe 25”: Ushtria jonë po dëshmon aftësitë me ushtritë e NATO-s
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar zonën ku janë duke u mbajtur...
-
Qalaj gazetares: Nuk është e juaja që ta diskutoni pagën e deputetit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka refuzuar të komentojë çështjen e pagave t...
-
Klitschko e sulm*on ashpër Zelenskyn
Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaly Klitschko, kritikoi ashpër presidentin ...
-
Kosovën po e viziton ministri i Jashtëm i Tanzanisë
Kosovën do ta vizitojë për tre ditë me radhë ministri i Punëve të Jashtme të ...
-
Deputeti i PDK-së uron Veselin për ditëlindje, publikon një foto të tij me Thaçin
Artan Behrami, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një postimi n...
-
Vdes i riu që u pla*gos në Mal të Zi, është nga Shipoli i Mitrovicës
Binak Kabashi nga Shipoli i Mitrovicës ka vdekur si pasojë e plagëve të marra...