Lajme

Gjermania i dhuron Kosovës 6 mijë teste për Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 10 July 2020

Ministria e Shëndetësisë e Republikës Federale të Gjermanisë sot i ka dhuruar Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës 6 mijë RT-PCR teste për diagnozë laboratorike të Covid-19.

Ky është donacion i Gjermanisë për Kosovën për të ndihmuar në përgjigjen ndaj pandemisë COVID- 19.

Në ceremoninë e dorëzimit të testeve ka marrë pjesë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i RF të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, njofton Klan Kosova.

-Advertisement-

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se secili duhet të respektojë rregullat e vendosura nga IKSHPK-ja.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se ndihma e Gjermanisë është e mirëseardhur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera