Sport

Gjermania e ‘shkatërron’ Maqedoninë Veriore midis Shkupit

Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 11 October 2021

Kombëtarja e Gjermanisë në futboll edhe matematikisht është kualifikuar në Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

Gjermanët e kanë ‘shkatërruar’ Maqedoninë Veriore, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4-0, në takimin e vlefshëm për xhiron e tetë të Grupit J.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin ‘National Arena Toshe Proeski’ në Shkup, golat për mysafirët i realizuan Timo Werner 2x (70’ dhe 73’), Kai Havertz (50’) dhe Jamal Musiala (83’).

Pas kësaj fitoreje, Gjermania kryeson Grupin J me 21 pikë, kurse Maqedonia Veriore mbetet e treta me 12 sosh, dhe kualifikimin për Kupën e Botës do ta kërkoj në dy takimet e fundit./Gazeta inFokus/

Të tjera