Gjermania dhe Turqia, eksportueset kryesore të mallrave në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 13 December 2018
Gjermania dhe Turqia janë dy vendet që kanë marrë vendin e parë për kah niveli i eksportit të mallrave në drejtim të Kosovës. Këto dy shtete, prijnë për kah eksporti i mallrave në Kosovë që prej vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, më 21 nëntor.
Deri para tri javësh, listës së shteteve prej të cilave Kosova blinte më së shumti mallra i printe Serbia. Pas saj, në top-pesëshe renditeshin Gjermania, Turqia, Kina dhe Italia. Ndërsa, Shqipëria renditej në vendin e gjashtë të listës së shteteve, nga të cilat Kosova importonte më së shumti.
Sipas zëdhënësit të Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, në tri javët e para të taksës, në top- pesëshe të vendeve të importit nuk figuron më Serbia, ndërsa Gjermania zë vendin e parë, e Shqipëria shënon ngritje nga vendi i gjashtë në të katërtin.
“Duke përfshirë këto ditë, që nga vendosja e taksës, kemi rreth 21 milionë euro mallra import nga Gjermania, 21 (milionë euro) nga Turqia, 17 (milionë euro) nga Kina, 12 (milionë euro) nga Shqipëria dhe 10 nga Italia. Do të thotë, çka ka ndodhur në listën e top -pesë importuesve është se vetëm është hequr Serbia nga top-pesëshja”, bën të ditur Stavileci.
Ai thotë se para vendimit për taksën 100 për qind, Kosova importonte nga Serbia mesatarisht 36 milionë euro mallra, çdo muaj.
“Nëse e shohim në aspektin ditor, nga Serbia ka pasur një mesatare të eksportit ditor në Kosovë, të produkteve të tyre me rreth 1.2 milionë euro në ditë, derisa tërë vitin ka eksportuar rreth 440 milionë euro”, shton zëdhënësi i Doganës, Stavileci.
Në Odën Ekonomike të Kosovës thonë se bizneset kosovare kanë filluar të kërkojnë alternativa për zëvendësimin e produkteve të Serbisë dhe Bosnjës, që kur fillimisht ishte vendosur taksa prej10 për qind.
Kreu i këtij institucioni, Berat Rukiqi, thotë se pas rritjes së taksës në 100 për qind, pothuajse tërësisht bizneset janë orientuar në gjetjen e tregjeve të reja furnizuese.
Duke marrë shembull rritjen e importit të hekurit nga Shqipëria, gjatë kësaj periudhe, si zëvendësim për atë nga Bosnja, Rukiqi thotë se kjo tregon që tregu shqiptar shërben kryesisht për import të lëndës së parë, ndërsa vendet tjera për produktet finale.
“Pra, kryesisht fokus i zëvendësimit të importeve në rastin e Shqipërisë, mund të jetë lënda e parë, për shkak të afërsisë, transportit, për shkak të kostos. Sa u përket produkteve finale, sigurisht në vendet tjera mund të gjenden alternativa dhe nuk mund të ketë ndikime edhe në çmime”, shpjegon Rukiqi.
Sipas Rukiqit, tregu i ri që po krijohet pas vendosjes së taksës për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja, mund të jetë i qëndrueshëm vetëm nëse kjo masë mbetet në fuqi për një kohë më të gjatë, pasi shfuqizimi i saj, konsideron ai, do të mund të rikthente lidhjet me tregun e këtyre vendeve.
“Sa është e qëndrueshme, kjo mbetet të shihet varësisht nga kohëzgjatja e taksës. Çdo ditë më shumë që mbetet taksa, çdo ditë më shumë rritet edhe potenciali që një pjesë të mirë të tregut që Serbia e ka pasur në Kosovë edhe ta humbë përfundimisht, për shkak se në shumë raste krijohen lidhje afat-gjate, tash edhe këto gjetjet reja, të burimeve të reja, normalisht që krijojnë lidhje tjera dhe kjo pastaj ndikon që të humbë interesimi që të importohet nga Serbia”, shton kreu i Odës Ekonomike të Kosovës.
Më 21 nëntor, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritjen e taksës doganore në 100 për qind, për mallrat që importohet nga Serbia dhe Bonje e Hercegovina.
Pavarësisht kërkesës së Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për heqjen e kësaj takse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur disa herë që kjo masë do të mbetet në fuqi derisa Serbia ta njohë Republikën e Kosovës.
Të tjera
-
Kurti: Vlerat themeltare të KiE-së i rrinë natyrshëm qeverisjes sonë
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të ...
-
Itali/ Shembet rruga në Romë, gropa e madhe “përpin” 2 makina të parkuara (Pamje)
Diçka e pazakontë ndodhi në orët e para të 28 marsit në Romë të Italisë ku nj...
-
Tërmet i fortë në Itali, alarm edhe në Slloveni e Kroaci
EMSC njoftoi se të mërkurën në mbrëmje, rreth orës 22:19, veriu i Italisë u g...
-
BQK: Dërgesat e mërgatës deri në shkurt arritën në mbi 174 milionë euro
Rreth 88 milionë euro është vlera preliminare e dërgesave të mërgatës që janë...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën
Numri i turistëve të huaj që vizitojnë Kosovën është duke u rritur dita ditës...
-
Abdixhiku për tenderët njëburimor: Prokuroria Speciale duhet ta bëjë punën e vet, mosveprimi është aprovim i kësaj praktike
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se një kompani ka marrë tender s...
-
AMMK: Kosova në gjendje të rënduar të cilësisë së ajrit për shkak të pluhurit të Saharës
Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka dalë me një sqarim mbi sit...
-
“Turp”, Haki Abazi ankohet se që tri vjet s’ka mikrofon në Kuvend
Deputeti Haki Abazi është ankuar për mungesën e mikrofonave sot në Kuvendin e...
-
“Kryerrenc”, “derri dhe qingji”- deputeti i PDK’së i ashpër me Kurtin dhe deputetët e VV’së
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ardian Kastrati, në seancën e jashtë...
-
“Dimal Basha, ulu!”, Konjufca i reagon deputetit të Vetëvendosjes që e pengoi deputeten e LDK-së në foltore
Derisa në foltoren e Kuvendit të Kosovës po fliste deputetja e LDK-së, Doarsa...
-
Humb jetën tragjikisht në vend të punës kosovari në Itali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person nga Kosova ka humbur j...
-
E quan ish anëtare të partisë, Manxhuka i reagon Von Cramon për akuzat se po kufizojnë lirinë e shprehjes
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Raportueses ...