Lajme

Gjermania dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Grupet e paligjshme të ndalojnë rrezikimin e jetëve

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 24 Shtator 2023

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri.

“Ne dënojmë sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë”, ka shkruar në platformën X, ministria e Jashtme e Gjermanisë.

“Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka njoftuar tutje ministria e Jashtme e Gjermanisë.

-Advertisement-

Në njoftim poashtu thuhet se i dërguari special Manuel Sarrazin do të udhëtojë sot në Kosovë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy