Gjermania demanton ministrin serb se po mbron vrasësin e Oliver Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 22 June 2023
Ambasada gjermane në Prishtinë ka dematuar pretendimet e ministrit të Brendshëm të Serbisë, se Gjermani ka nën mbrojtje një person, që Beogradi dyshon se ka vrarë politikanin serb nga veriu i Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Ambasada gjermane tha për Radion Evropa e Lirë se nuk ka dijeni se kush e ka vrarë Ivanoviqin më 16 janar 2018.
“Deklaratat që thonë se dorasi është nën mbrojtjen e autoriteteve gjermane nuk janë të vërteta. Qeveria gjermane nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga autoritetet serbe për këtë çështje”, u tha në përgjigje.
Më 21 qershor, ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratisllav Gashiq, tha se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviqin.
Ai tha se policia serbe ka kërkuar nga autoritetet gjermane këtë person “nën mbrojtjen e të cilëve ai është”.
“Ne kemi një video nga aeroporti i Tiranës, kemi fotografi nga Prishtina, kemi fotografi që shfaq atë duke hyrë në një banesë në Prishtinë”, tha Gashiq, pa ofruar detaje apo dëshmi të tjera për të mbështetur këto pretendime.
Ivanoviq u vra me gjashtë plumba në shpinë para selisë së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut – një prej katër komunave në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.
Mbi pesë vjet pas kësaj vrasjeje, rasti ende nuk është ndriçuar. Kosova dhe Serbia kanë kryer hetime për këtë rast.
Prokuroria Speciale e Kosovës deri më tani ka ngritur tri aktakuza, por në to nuk ka pasur ndryshime thelbësore, gjegjësisht përmenden vetëm personat që “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për kryerjen e veprës penale të vrasjes së Oliver Ivanoviqit”, por jo autori i vrasjes apo porositësi.
Aktakuza janë ngritur ndaj zyrtarëve policorë Nedelko Spasojeviq, Radeta Basara, Zharko Jovanoviq, por edhe ndaj sekretares së Ivanoviqit, Sillvana Arsoviq dhe Marko Roshiq, qytetar i Mitrovicës së Veriut.
Më 19 tetor 2022, Policia e Kosovës arrestoi pjesëtarin e komunitetit serb, M.M, nën dyshimet se ai është anëtar “i një grupi të organizuar kriminal” të lidhur me vrasjen. /rel/

Të tjera
-
NISMA njofton se nesër mban Kuvendin Zgjedhor – Do të zgjidhen kryetari, këshilli dhe kryesia
NISMA Socialdemokrate, ka njoftuar se nesër do të mbajë kuvendin zgjedhor. ...
-
Serbia lëshon fletarrestim për policin e Kosovës në lidhje me incidentin në veri
(Radio Evropa e Lirë) – Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunë...
-
Mbërrijnë grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova
Ka mbërritur grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova të cilët ishin nisur drejt...
-
Krasniqi shkruan për Thaçin: Urime Dita e Presidentit çlirimtar, të presim së shpejti në liri
Për nder të Ditës së Presidentit, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkru...
-
Për 24 orë, konfiskohen 18 motoçikleta në Ferizaj – jepen 21 gjoba
Policia në Ferizaj në 24 orët e fundit ka konfiskuar 18 motoçikleta për munge...
-
Çitaku: Edhe pse i mbyllur padrejtësisht, aura e Presidentit Thaçi mbetet e njëjtë, e fuqishme, e pathyeshme
Sekretarja e PDK-së, sot në Ditën e Presidentit ka shkruar për Hashim Thaçin ...
-
Zgjedhjet e 24 majit të ‘92, LDK: Datë historike – Rugova, arkitekt i shtetësisë së Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se 24 maji i vitit 1992, datë ...
-
Incidenti me maturantët, Sveçla: Kërkesën e policit që të mos provokojnë e quajnë dhunë, vendosjen e dorës ngufatje
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, tha se pati propagandë serbe d...
-
“Qeveria mbijeton, Kosova humb”, Tahiri i AAK-së thotë se efektet e bllokadës institucionale janë kolosale
Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se efektet e bllokadës së institucioneve ...
-
Haradinaj nderon heroizmin e batalionit “Shkëlzen Haradinaj”: Trimërinë e tyre e njoha në frontet e luftës
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, me rastin e përvjetorit të rënies së 16 dësh...
-
Në Ditën e Presidentit, Osmani kujton Rugovën: Sot ecim hapave të tij
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar Ibrahim Rugovën me rastin e ...
-
Nesër përpjekja e 21-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës – a do të dilet nga ngërçi?
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish nesër në përpjekjen e 2...