Gjermania bëhet gati për dëbim masiv të azilantëve
Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 01 April 2018
Në një qendër të parë model në Gjermani do të strehohen azilkërkuesit deri sa të sqarohet me saktësi identiteti i tyre e pastaj të vendoset për dëbim apo qëndrim. Çfarë janë këto “qendra ankorimi?”
Qendër pranimi në Zirndorfin gjerman, – por shpejt do të ketë vetëm qendra ankorimi deri sa të sqarohet perspektiva e azilkërkuesit
Çfarë është një qendër ankorimi?
Në qendra të tilla ankorimi do të pritet derisa të trajtohet e gjithë procedura e azilit, prej andej azilkërkuesit duhet të kthehen, në rast se azili nuk u njihet. Nëse kanë shanse të mira qëndrimi ata do të shpërndahen në komunat gjermane. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer (CSU) tha kjo do të bëhet “kur të kihet qartësi për statusin”.
Ngritjen e qendrave të tilla e kanë miratuar në marrëveshjen e koalicionit si konservatorët e CDU/CSU-së edhe socialdemokratët. Sipas një njoftimi të gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung (SZ), përgjegjësia për këto qendra do të jetë kompetencë e policisë federale. Por duket se kjo nuk është shumë e entuziazmuar për këtë.
Zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, Jörg Radek tha se „mbikqyrja dhe trajtimi i atyre që duhet të largohen nga vendi nuk janë detyra të policisë. Ne nuk trajnojmë policë për të menaxhuar qendra burgimi.” Ai ka dyshim për shkelje kushtetuese, nëse policia federale merret me „vendime që i japin fund leje qëndrimit apo masa të tilla”.
Pse qendra ankorimi?
Synimi është që procedurat e azilit të përshpejtohen e të dëbohen më shpejt azilkërkuesit e refuzuar, sipas kërkesës së ministrit Horst Seehofer. Por për studiuesin e migracionit, Jochen Oltmer është e paqartë, se pse kjo nuk bëhet nga strukturat ekzistuese.
„Mund të kesh përshtypjen, se ka jo pak dyshime të Ministrisë së Brendshme kundrejt aktorëve të ndryshëm dhe institucioneve që kanë qenë deri më tani përgjegjëse”, thotë Oltmer për Deutsche Wellen.
Oltmer kërkon që ministria të sqarojë, se në ç’formë do të përshpejtojnë qendrat e ankorimit dëbimet. Sepse problemet strukturore mbeten: Marrja e dokumenteve të identitetit të njerëzve që duhet të largohen nga vendet origjinë. Sipas Oltmer kjo ka të bëjë më shumë me arsye politike. Qeveria beson kështu se mund të dobësojë populistët ekstremistë të djathtë dhe „të kthehet në forcën e dikurshme të një koalicioni të madh.”
Çfarë thonë kritikët?
Drejtuesi i organizatës Pro Asyl, Günter Burkhardt, e sheh me sy kritik këtë qendër. „Kjo është fshehja e asaj që synohet realisht, pra t‘i kalosh ata që kërkojnë mbrojtje në procedura jo të drejta.”
Azilkërkuesit kështu përgatiten për kthimin. Sipas tij këto qendra janë „të papërshtatshme për një procedurë azili dinjitoze dhe që respekton të drejtat e njeriut”.
Këto qendra nuk nxisin integrimin dhe Burkhardt kritikon se„Gjermania më pas ankohet për integrimin e munguar të azilkërkuesve.”
Deri kur e ku do të ngrihen qendrat e ankorimit?
Më së voni deri në vjeshtë do të duhet të fillojë nga puna qendra e parë e ankorimit. Süddeutsche Zeitung citon sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer, CSU, se ky projekt „do të ndiqet me prioritet të lartë.”
Sipas Mayer është logjike që për qendra të tilla të përdoren strehimore ekzistuese. Ai ka parasysh zona në Manching apo Bamberg, ku aktualisht ekzistojnë qendrat e tranzitit. Ministria e Brendshme bavareze tregohet e hapur për qendra të tilla ankorimi.
Sipas një zëdhënësi të saj, qendrat e tranzitit punojnë me sukses sepse aty punojnë së bashku disa institucione si Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Zyra Qendrore për të Huajt, Zyra Sociale e një degë e Gjykatës Administrative.
Sipas sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer, federata merr më shumë përgjegjësi, por edhe landet duhet të angazhohen më shumë. „Qëllimi duhet të jetë rritja e qendrave të dëbimit”. 400 qendra dëbimi në të gjithë vendin janë shumë pak, sipas Mayer.
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...