Lajme

Gjermani, zjarr në park. Flakët kërcënojnë 25 000 vizitorë

Autori: Gazeta inFokus 07:33 | 28 May 2018

Ajo që duhej të ishte një fundjavë argëtuese ka rrezikuar që të kthehet në një tragjedi për mijëra vizitorët e parkut “Europa”, në qytetin gjerman të Rustit.

Tym i zi dhe flakë deri në 15 metra lartësi përfshinë parkun, në momentin kur aty gjendeshin rreth 25 000 vizitorë.

Qindra zjarrfikës u thirrën të shtunën për të shuar zjarrin, në një operacion që përfundoi vetëm paraditen e së dielë. Të gjithë vizitorët u evakuuan, por, sipas autoriteteve lokale, u shënuan 4 të plagosur, dy punonjës dhe dy zjarrfikës. Dy zona të tëra argëtuese u dogjën.

-Advertisement-

Flakët filluan në një magazinë, duke u përhapur më pas edhe tek atraksionet në park. Parku “Europa” ka më shumë se 100 atraksione dhe karuzele dhe përfshin gjithashtu 5 hotele luksoze dhe kampingje.

Ai është kompleksi i dytë argëtues më i vizituar në botë, pas Disneyland në Paris. Është gjithashtu parku tematik më i madh i Gjermanisë.

I hapur në vitin 1975, shtrihet përgjatë 995 mijë metrave katrorë dhe ndahet në 18 zona tematike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera