Lajme

Gjermani/ Tragjike: Vdesin pas goditjes nga treni dy vëllezër nga Deçani, njëri 13 tjetri 17 vjeçar

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 13 October 2020

Dy vëllezër nga Komuna e Deçanit kanë humbur jetën mëngjesin e së martës pasi janë goditur nga treni në Gjermani.

ipas njoftimit të mediave gjermane njëri nga ta ishte 13 vjeç kurse tjetri 17 vjeç, raporton Gazeta inFokus.

Sipas informacioneve të para, mediat ë huaja kanë raportuar se të dy të rinjtë po tentonin që të kapnin trenin i cili ishte në stacion, për këtë arsye të dy kishin vrapuar drejt shinave. Ata u goditën nga një tren që po vinte drejt Mynihut dhe lëndimet e marra ishin fatale pas goditjes.

-Advertisement-

Drejtuesi i trenit donte të fillonte një frenim emergjence, por ishte tepër vonë, tha zëdhënësi i policisë.

Dëshmitarë të shumtë okularë, përfshirë disa studentë të shkollës së mesme, vëzhguan aksidentin fatal.

Kryetari i Bashkisë së Bruckberg, Rudolf Radlmeier e cilësoi rastin si “ditë të zezë për komunitetin”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera