Lajme

Gjermani, studimi: Infektimet më të mëdha në shtëpi, jo në shkolla

Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 25 August 2020

Shumica e infektimeve me koronavirus në Gjermania kanë ndodhur në mjedise private ose në azile të moshuarish.

Studimi i fundit i Institutit prestigjoz Robert Koch tregon se familjet dhe azilet janë përgjegjëse për pjesën dërrmuese përhapjes së Covid 19, ndërsa thotë se shkollat dhe zyrat kishin rreziqe më të vogla. Strehimet e refugjatëve po ashtu përballen me rrezik më të lartë të transmetimit, shkollat e zyrat me rreziqe më të vogla.

Në ambjente familjare llogaritet që një shpërthim infekton mesatarisht 3.2 persona. Në këto raste, transmetimi ka ndodhur vetëm mes anëtarëve të tjerë të familjes, thotë studimi. Infektimet në ambjente të hapura janë shumë më pak të zakonshme. Edhe shkollat në Gjermani, nuk po çojnë në shpërthime të mëdha për momentin, me vetëm 31 shpërthime dhe 150 infektime, sipas të njëjtit institut.

-Advertisement-

Vetëm një numër i vogël i rasteve e kanë zanafillën në restorante, hotele dhe zyra.Studimi vuri në dukje se shpërthimet në transportin publik siç janë trenat është e vështirë të përcaktohen për shkak të vështirësive në ndjekjen e identitetit të personave të infektuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera