Sport

Gjermani shkatërron Irlandën e Veriut dhe arrinë kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020

Autori: Gazeta inFokus 22:37 | 19 November 2019

Gjermania ka shënuar fitore ndaj Irlandës së Veriut me rezultat të thellë 6-1, në duelin e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2020”, shkruan Gazeta inFokus.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin “Commerzbank – Arena” në Frankfurt, të përzgjedhurit e trajnerit Joachim Low shkëlqyen duke shënuar plotë gjashtë gola.

Në këtë takim shkëlqeu sulmuesi Gnabry i cili realizoi Hatt –Trick, ndërsa dy gola i shënoi Goretzka, kurse golin e fundit e shënoi Brandit.

-Advertisement-

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Smith.

Gjermani me këtë triumf e mbyllë fazën kualifikues në Grupin C me 21 pikë, duke arritur kualifikimin në Kampionatin Evropian “EURO 2020”, ndërsa Irlanda e Veriut mbetet e treta me 13 pikë, duke mbetur kështu në shtëpi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera