Gjermani, numri i mjekëve të huaj më i madh se kurrë më parë
Autori: Gazeta inFokus 08:44 | 04 March 2024
Mungesa e mjekëve në Gjermani mbetet e lartë. Një zgjidhje mund të jenë mjekët nga jashtë.
Numri i tyre tashmë është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, por përfaqësuesit e mjekëve paralajmërojnë për probleme.
Numri i mjekëve pa pasaportë gjermane ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në Gjermani.
Në fund të vitit të kaluar kishte 63.763 mjekë, sipas gazetës Funke Mediengruppe, që citon statistikat e Shoqatës Gjermane të Mjekësisë.
Sipas statistikave, numri është dyfishuar në krahasim me vitin 2013, kur ishte rreth 30 mijë.
Në vitin 1993, në Gjermani kishte vetëm rreth 10.000 mjekë të huaj.Siria dhe Rumania vendet më të zakonshme të origjinës
Sipas shifrave, shumica e mjekëve pa pasaportë gjermane vijnë nga vendet e BE apo shtete të tjera evropiane, si dhe nga vendet e Lindjes së Mesme.
Vendet më të zakonshme të origjinës janë Siria (6.120), Rumania (4.668), Austria (2.993), Greqia (2.943), Rusia (2.941) dhe Turqia (2.628).
Numri i përgjithshëm i mjekëve në Gjermani ishte 557.528 në fund të vitit 2022.
Përfaqësuesi i mjekëve paralajmëron për pengesa gjuhësore
Presidenti i Shoqatës së Mjekëve të Landit Rajnland-Pfalc, Jürgen Hoffart, paralajmëroi për problemet në rritje të shkaktuar nga njohurita e dobta të gjermanishtes te kolegët e huaj.
Herë pas here ndodhin keqkuptime që rrezikojnë jetën e njerëzve. Për shembull, termat “dhimbje gjoksi” dhe “dhimbje barku” ngatërrohen, duke bërë që mjeku të fokusohet tek barku dhe të anashkalojë infarktin.
Problemi mund të përkeqësohet edhe më shumë në vitet në vijim, “sepse do të kemi gjithnjë e më shumë mjekë të huaj”. Një arsye është mungesa e mjekëve, thotë Hoffart.
Studentët gjermanë nuk do të arrijnë të plotësojnë kërkesën për personel mjekësor në të ardhmen.
Nga rreth 11.000 të diplomuar çdo vit në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme nuk vazhdojnë të ushtrojnë këtë profesion.
Ekuivalenca e trajnimit të mjekëve jashtë BE
Sipas sindikatës së mjekëve Marburger Bund, i ashtuquajturi Ligji i Njohjes i vitit 2012 u ofron edhe mjekëve të trajnuar në një vend jashtë BE mundësinë për të përcaktuar ekuivalencën e trajnimit të tyre (testi i ekuivalencës apo konvertimit).
Në rastet kur nuk ka ekuivalencë, atyre u jepet mundësia të bëjnë një provim gjuhe dhe një provim tjetër njohurish në Gjermani brenda dy viteve.
Vetëm atëherë ata mund të aplikojnë për leje për të praktikuar. Testi përbëhet nga një provim gojor dhe praktik, në të cilin vizitohen pacientë.
Testi është i fokusuar në mjekësinë e brendshme dhe kirurgji. Veç kësaj kontrollohen njohuritë edhe për specialitete të tjera mjekësore.
Megjithatë, kohëzgjatja e procedurave të njohjes duhet të shkurtohet ndjeshëm. Përveç kësaj, oferta e kurseve të specializuara të gjuhës duhet të përmirësohet.
Mjekët gjermanë theksojnë se pothuajse të gjithë mjekët emigrantë vijnë në kontakt për herë të parë me sistemin shëndetësor gjerman, nëpërmjet spitaleve.
Klinikat duhet të plotësojnë kërkesat e nevojshme për kualifikim dhe integrim./DW
Të tjera
-
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënderojnë kryeministrin spanjoll për mbështetje
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacional...
-
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është...
-
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë
Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gj...
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...
-
Komuna e Prishtinës merr masa përpara festave
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes në prag të festave të fundviti...