Gjermani: Lista e re e vendeve me rrezik të lartë
Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 05 January 2022
Britania e Madhe dhe tetë vende të Afrikës jugore janë hequr nga lista e zonave të varianteve të virusit. Në listën e vendeve të rrezikuara janë futur disa vende të tjera.
Britania e Madhe, Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Mozambiku, Zimbabve, Malavi, Eswatini dhe Lesoto nuk konsiderohen më në Gjermani si zona të variantit të virusit, njoftoi Instituti Robert Koch (RKI) dhe Ministria e Jashtme në Berlin. Këto shtete renditen tani në grupin e vendeve me rrezik të lartë. Për njerëzit që vijnë nga këto vende dhe janë të vaksinuar kundër Coronës, kjo do të thotë se udhëtimi do të jetë shumë më i lehtë.
Vendet e Ballkanit Perëndimor
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë për momentin në listën e vendeve të rrezikuara nga virusi Corona. Kjo do të thotë se për udhëtarët që vijnë në Gjermani nga këto vende nuk ka obligim karantinimi. Vetëm personat e pavaksinuar, që vijnë me avion, duhet të kenë një test negativ, antigjen apo PCR. Të vaksinuarit dhe të shëruarit në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për teste dhe karantinim.
Gjermania e rrethuar nga vendet e rrezikuara
Klasifikimi si zonë me rrezik të lartë ka efekte të rëndësishme vetëm për udhëtarët e pavaksinuar: ata duhet të kenë teste negative dhe të qëndrojnë në karantinë për dhjetë ditë kur hyjnë në Gjermani. Pas pesë ditësh, ata mund të testohen, e nëse testi rezulton negativ, lirohen nga karantina. Personat e vaksinuar apo shëruar në gjashtë muajt e fundit nuk kanë nevojë për karantinë. Gjermania aktualisht i klasifikon të gjitha vendet fqinje si zona me rrezik të lartë – me përjashtim të Austrisë dhe Luksemburgut.
Ndërsa kur dikush vjen nga zonat e variantit të virusit në Gjermani – ka edhe një detyrim karantine 14-ditore, e cila nuk mund të shkurtohet. Kjo vlen edhe për ata që janë vaksinuar apo shëruar. Përveç kësaj, ekziston një ndalim i përgjithshëm i ardhjes së shtetasve të këtyre vendeve. Kjo nuk vlen për shtetasit gjermanë apo të huajt që kanë vendbanimin në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe grupe të caktuara profesionale.
Varianti shumë ngjitës Omikron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut para më shumë se një muaj. Ndërkohë, varianti Omikron po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve, Omikron së shpejti do të jetë varianti dominues në Gjermani.
Kërkohen rregulla të reja
Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek, ka bërë thirrje për rregulla të njëjta në të gjithë vendin, në prag të konsultimeve për masat e reja që do të mbahen të premten. “Omikroni me sa duket do të zhvendosë variantin Delta brenda një kohe të shkurtër, kështu që ne duhet të vendosim kursin tani dhe të përgatitemi mirë, që të mos futemi të papërgatitur në valën e pestë”, tha politikani i CSU-së, për gazetën “Augsburger Allgemeine”. Ai pret që “Konferenca e kryeministrave me 7 janar të miratojë masa me të cilat mund t’i japim fund variantit Omikron në mbarë vendin.”
Instituti Robert Koch (RKI) tani po regjistronnumra në rritje të infektimeveme virusin Corona. Të martën RKI raportoi për 30.561 infeksione të reja, që është 9.481 raste më shumë se të martën e kaluar. Incidenca shtatëditore është rritur në 239.9 nga 232.4 sa ishte një ditë më parë. Vlera tregon se sa njerëz janë infektuar për 100.000 banorë në shtatë ditët e fundit. 356 persona të tjerë vdiqën nga virusi. RKI përsëri theksoi se në kohën e festave janë bërë më pak teste, ndaj shifrat mund të jenë edhe më të larta. Ndërsa numri i pacientëve të infektuar me virusin Corona në terapi intensive në spitale ishte 3771 të hënën./DW/
Të tjera
-
“Putini po e pret Trumpin”: Bolton shpreh frikë për të ardhmen e Ukrainës dhe NATO-s
Ukraina përballet “me rrezik” nëse Shtetet e Bashkuara nuk miratojnë me shpej...
-
Vdękja e dyshimtë e ukrainases: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
Musliu-Shoshi: Mashtrues e hipokrit shpallin “Ditë Zie”, e shkojnë në fushatë në Maqedoninë e Veriut !
Deputetja nga radhët e PDK-së Ariana Musliu- Shoshi i ka quajtur hipokrit e m...
-
“Strella u bë më agresiv ndaj meje dhe Butës pasi nisi të rrinte me Feron”, dëshmia e plotë e vëllaut të Butës, Qëndrim Januzit, për vrasjen me gjashtë plumba të 30 vjeçarit në Ferizaj
Gjykimi për vrasjen e Gazmend Hysenit është në fazën përfundimtare. Në seancë...
-
Arrestohet një person për rastin trągjik të vdękjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj
Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares...
-
MPB njofton se 5 zyrtarë policorë përfshirë Jankoviqin vazhdojnë të mbahen nga Serbia, bën thirrje te ndërkombëtarët të dënojë këtë veprim
Ministria e Punëve të Brendshme ka dënuar ashpër aktin e paprecedentë të Serb...
-
Komuna e Gjilanit subvencionon nënat për çdo lindje nga 100 deri në 500 euro
Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se do t’i subvencionojë nënat të cilat jan...
-
Ahmeti për Asociacionin: Është zotim që duhet adresuar pas anëtarësimit në KiE
Zëvendësministri Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, në konfere...
-
Ministri i Pushtetit Lokal: Serbia po ankohet rrejshëm, ajo vet arreston dhe maltręton serbët e Kosovës
Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas ...
-
Kurti bëri homazhe në përkujtim të masąkrës në Poklek të Drenasit, thotë se Serbia ende nuk i hap arkivat
Në përkujtim të masakrës në Poklek të Drenasit, kryeministri Albin Kurti bëri...
-
Gërvalla për ndalimin e kosovarëve në Serbi: U pyetën për vitin 1999 dhe për UÇK-në
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dekl...
-
Tensionet e reja me bllokadën e kosovarëve në Serbi, Bislimi e Petkoviqin takohen nesër në Bruksel
Si pasojë e tensioneve të reja të krijuara nga pala serbe, me bllokimin e kos...