Sport

Gjermani – Kosovë, ndeshja nis në këtë orë

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 05 September 2017

Trajneri i ekipit kosovar, Rafet Prekazi e pranon se Gjermania është favorite në këtë takim.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të përballet me përfaqësueses e Gjermanes, sonte nga ora 19:00, në Osnabruck, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019.

Trajneri i ekipit kosovar, Rafet Prekazi e pranon se Gjermania është favorite në këtë takim. Por, ai shpreson që t’i befasoj edhe gjermanët.

-Advertisement-

“Gjermania është favorite dhe kjo nuk diskutohet. Problemet që kemi pasur me lëndime dhe me zhvillimin e dy ndeshjeve brenda një kohe kaq të shkurtë natyrisht se na shkaktojnë telashe dhe nuk e di sa do t’ia arrijmë qëllimit që ta mbajmë atë ritëm që patëm në ndeshjen kundër Norvegjisë, por për një gjë jam i sigurt se këta djem do ta japin mbi 100 për qindëshin e tyre në fushën e gjelbër”, ka deklaruar Prekazi.

Nga tri ndeshje të zhvilluara deri më tani Kosova ka gjashtë pikë dhe është e para në Grup 5, pjesë e së cilës janë edhe Gjermania, Norvegjia, Irlanda, Azerbajxhani dhe Izraeli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera