Lajme

Gjermani, DW: Në spital, po shtrohen dhe të rinj të vaksinuar!

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 17 November 2021

Vaksina mbron nga infektimi me koronavirus, por megjithatë gjithnjë e më shumë të vaksinuar po infektohen në Gjermani, e kjo për shkak se e konsiderojnë veten të sigurt dhe nuk tregojnë më asnjë kujdes.

Shumë shqetësuese paraqitet ecuria e infektimeve edhe tek të rinjtë. Sipas Institutit Robert Koch në javën e parë të nëntorit, rreth 23% e të rriturve të shtruar në spital ishin nën 60 vjeç dhe 45% e pacientëve nga mosha 60 vjeç e lart ishin të vaksinuar.

Në gusht këto vlera ishin shumë më të ulëta. Që nga vera, numri i të vaksinuarve në spitale po rritet me shpejtësi, megjithatë sipas ekspertëve kjo nuk do të thotë se vaksinat janë pa vlerë.

-Advertisement-

Ekspertët gjermanë e vlerësojnë efektivitetin e vaksinës nga mosha 18 vjeç në rreth 72%. Sipas një studimi të Institutit të Opinionit, Forsa, aktualisht 64% e të pavaksinuarve janë refuzues të vaksinës, 29% hezitojnë ende dhe 7% janë parimisht gati për vaksinim. Shpesh janë më të rinjtë që nuk vaksinohen. Ndërkohë në pjesën e popullsisë nga mosha 18-59 vjeç ka rreth 12 milionë vetë të pavaksinuar.

Madje dallime ka edhe mes Lindjes e Perëndimit. Gjermano-lindorët janë më pak të gatshëm për vaksinim dhe kanë më pak besim në sigurinë e vaksinës. Ndërkohë që në qytetin-shtet verior gjerman, Bremen janë vaksinuar 81,5% e njerëzve, në lindjen gjermane në Saksoni kjo shifër është 59,4%.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera