Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e kosovarit

Autori: Gazeta inFokus
08:33 | 10 August 2023
Një gjerman është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një kosovari.
Vendimi u mor të martën nga Gjykata e Freiburgut.
Vrasja ka ndodhur në muajin janar në Freiburg-Betzenhausen , shkruajnë mediat gjermane përcjell Klankosova.tv
Gjermani e kishte qëlluar në gjoks me armë zjarri kosovarin, i cili ishte i dashuri i ish-gruas së tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në përballë banesës së gruas në Freiburg.
Ndërkaq viktima vdiq në spital dhe u varros disa ditë më vonë në Kosovë.
Në seancën gjyqësore ishin të pranishëm edhe familjarët e kosovarit, të cilët duartrokitën kur gjykata vendosi dënimin burg përjetë.
Pas vendimit, avokati i të akuzuarit tha se do të ankohet.
30-vjeçari gjerman dënimin e dëgjoi në heshtje, ndërkaq pasi kryetari i trupit gjykues e lexoi vendimin dhe arsyetimin e dënimit, ai u shtri përtokë dhe qante.
Raportohet se i akuzuar kishte shkuar me veturë tek banesa e ish-gruas.
Ai donte të shihte vajzën e tyre tetëvjeçare.
Papritur ai ka nxjerrë revolen dhe e kishte qëlluar në kraharor (kosovarin), partnerin e ish-bashkëshortes së tij.
Banorët e asaj lagje kanë pasur kritika për ekipet e shpëtimit.
Thuhet se ata kanë mbërritur tek i plagosuri gjysmë orë pas policisë, por që këto akuza u mohuan nga autoritetet.

Të tjera
-
Bushati: Edhe nëse VV arrin të sigurojë 61 vota, Kosova do të ketë një qeveri të dobët
Gazetari Andi Bushati ka analizuar zhvillimet aktuale në Kosovë duke thënë se...
-
Trump do dëbojë 1 mln emigrantë! SHBA po negocion me disa vende për depërtimin, mes tyre edhe Kosova
Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan të dëbojë një milion emigrantë br...
-
26 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçanikut
Sot bëhen 26 vjet nga rënia e dëshmorëve dhe martirëve në Doganaj të Kaçaniku...
-
Haradinaj përkujton të vrarët në Studenicë e Ferizaj: Liria që gëzojmë sot u pagua me një çmim të madh
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar viktimat e masakrave të prill...
-
U bë thirrje që të mos organizohet “Euro 2027” me Serbinë, policia ndërhyri në ndeshjen Shqipëri – Danimarkë
Në ndeshjen e futsallit Shqipëri – Danimarkë që u zhvillua në palestrën sport...
-
Lajmi i mirë nga Afrika që Kosovës i erdhi nëpërmjet Turqisë, të gjitha reagimet për njohjen nga Sudani
Presidentja Vjosa Osmani, dje ka njoftuar se Republika e Sudanit e ka njohur ...
-
Avokati Arianit Koci: Jozi nuk është Shqipëria
Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj veprimit që Jozi bëri ndaj Gjestit duke ...
-
Trump vazhdon politikën e Biden – sanksionet anti-ruse i zgjat edhe për një vit
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që zgjat ...
-
BE diskuton masat ndaj Kosovës – nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...
-
Grenell kërkon ndalimin e financimit për Specialen: Janë shpërdoruar miliarda, gjithçka është politikë
Emisari i Posaçëm i ShBA-së për Misione të Veçanta, Richard Grenell, ka kërku...
-
Matoshi: Njohja nga Sudani dëshmon fuqinë e Osmanit kur çlirohet nga fantazma e Kurtit
Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar në lidhje me njohjen ...
-
BE-ja bisedon për masat ndaj Kosovës, por nuk pritet ndonjë vendim
Në takimin e së hënës, ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit E...