Lajme

Gjermanët të ndarë për mbajtjen e lidhjeve të mira me Rusinë

Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 24 July 2023

Shtetasit gjermanë janë të ndarë në pyetjen nëse duhet mbajtur lidhje të mira me Rusinë, sipas një sondazhi të kryer nga qendra YouGov.

Sipas këtij institucioni, 37 për qind e respodentëve kanë thënë se Qeveria gjermane duhet të mbajë marrëdhënie të mira me rusët, derisa gjysma nuk janë pajtuar me këtë qëndrim.

Qytetarët me të drejtë vote në landet e asaj që dikur është njohur si Gjermania Lindore e kanë përkrahur më shumë idenë që të mbahen marrëdhënie të mira me Rusinë – 51 për qind – sesa ata që jetojnë në zonat në perëndim – 32 për qind.

-Advertisement-

Fakti që më shumë njerëz në lindje kërkojnë kujdes në qasjen ndaj Rusinë, megjithatë, nuk mund të interpretohet si miratim i politikave të presidentit rus, Vladimir Putin dhe luftës që ai e ka nisur kundër Ukrainës, në shkurt të vitit 2022.

Në landet në lindje, 51 për qind e respodentëve e shohin Rusinë si kërcënim ndaj Gjermanisë.

Në nivel kombëtar, 63 për qind e respodentëve e shohin Rusinë si kërcënim, ndërsa 30 për qind jo.

Deri në bashkimin e Gjermanive, më 1990, Gjermania Lindore ka qenë e pavarur, mirëpo është parë si shtet satelit, dhe si tejet i ndikuar nga Bashkimi Sovjetik.

Gjermania Lindore ka qenë e varur nga “vëllai i madh” në aspektin ekonomik, politik dhe kulturor, me dekada.

Për qëllime të sondazhit, YouGov i ka intervistuar 2.317 persona me të drejtë vote në gjithë Gjermaninë. /REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera