Gjergj Dedaj pyetet nga mbrojtja e Thaçit për Mehmet Hajrizin, Gani Krasniqin, Gani Kocin dhe Veton Surroin
Autori: Gazeta inFokus
14:32 | 07 November 2023
Pas përfundimit të pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuara kundërpyetjet për dëshmitarin Gjergj Dedaj i ka filluar mbrojtja e Hashim Thacit përmes avokatit, Luka Misetic.
Me fillim avokati Misetic pyeti Gjergj Dedajn për disa persona siç është Mehmet Hajrizi.
“Nuk e di datën, por e di se disa struktura disa individë janë largu nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, tha Dedaj në pyetjen për Mehmet Hajrizin.
Dedaj u pyet edhe për persona si Gani Krasniqi, Gani Koci dhe Veton Surroin.
“Ka pas individë që janë largu nga Lidhja Demokratike të Kosovës. Edhe ai (Gani Krasniqi) si duket është largu nga strukturat e LDK-së. E kam thanë dhe jam i bindun se (Gani Koci) ka dal nga strukturat e LDK-së dhe domethënë ka kalu në UÇK. (Veton Surroi) nuk ka qenë anëtar i LDK-së, ai ka pas një lëvizje ku i di edhe ka qenë më shumë i shoqërisë civile”, tha Dedaj.
Brenda strukturave të LDK-së, Dedaj tha se ka pasur përqarje edhe para daljes së UÇK-së në skenë.
“Ka pasur përparje se një pjesë e individëve mendonte se nuk mund të zgjidhet çështja e Kosovës vetëm me konferenca shtypi, domethënë vetëm me paraqitje politike publike por duhet pasur një organizim aktiv dhe me daljen në skenë të UÇK-së në nëntor të vitit ’97 situata ka ndryshu shumë në terren”, tha Dedaj.
Ndryshe, avokati Misetic tha se marrja në pyetje e këtij dëshmitari nga ana e tij do të zgjasë edhe gjatë paradites së nesërme./BetimiperDrejtesi

T� tjera
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
































