Lifestyle

Gjërat që njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta

Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 12 July 2018

Lumturia është një gjë tejet interesante. Ka shumë hulumtime të cilat na tregojnë si ta arrijmë atë, e shumë tjera të cilat tregojnë se çfarë na e largon lumturinë.

Prandaj, me qëllim që t’ju mbrojmë nga konfuziteti – më poshtë i keni disa gjëra të cilat njerëzit e lumtur i kanë të përbashkëta, transmeton Telegrafi.

E zgjedhin kohën në vend të parasë
Njerëzit e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë sesa më shumë pare, sipas një hulumtimi të publikuar këtë vit në ‘Social Psychological and Personality Science’.

-Advertisement-

Por ata janë mirë financiarisht
Hulumtimet tregojnë se mirëqenia mendore rritet kur rriten të ardhurat, por kjo vlen vetëm derisa të arrihet një shumë mesatare e të ardhurave vjetore, pas së cilave nuk vazhdon më lidhja mes parave dhe lumturisë.

Me fjalë tjera, njerëzit e lumtur mjaftohen me aq para sa të kënaqen me gjërat e pakta të jetës, dhe të qenit tejet i pasur nuk ju bën më të lumtur.

I shpenzojnë paratë në gjëra aventureske
Paratë e shpenzuara në përvoja, e jo në objekte, ndikojnë që njerëzit të jenë më të lumtur, sipas një studimi nga viti 2014. Hulumtuesit kanë zbuluar se më të lumtur ju bën shpenzimi i parave në një udhëtim të ëndrrave sesa në blerjen e një gjëje materiale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera