Lifestyle

Gjërat që duhet të shmangni patjetër, përpara se të bëni seks

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 15 June 2019

A e dini se depilimi pak përpara se të keni raport intim është në mesin e gjërave të ndaluara?

Këtu janë pesë gjërat e ndaluara që duhet të shmangni për të evituar kësisoj edhe ndonjë problem të vogël.

Ju mund të jeni e mirë dhe seksi në shtrat, por nëse bëni një gabim të vogël para se të konsumoni një marrëdhënie me njeriun që ju pëlqen, mund ta minoni raportin tuaj!

-Advertisement-

Le të zbulojmë pse dhe mbi të gjitha cilat janë pesë gjërat që duhet të shmangim para se të bëjmë seks!

Pirja e alkoolit. Zakonisht ju e preferoni një gotë verë, por kurrë nuk duhet ta teproni! Pirja e alkoolit mund ta dëmtojë marrëdhënien dhe ta bëjë orgazmën të vështirë për t’u arritur! Për më tepër alkooli nuk rrit dëshirën, por vetëm përgjumjen, transmeton Class.

Depiloni pjesët intime. Pothuajse të gjitha gratë, sidomos nëse është hera e parë me një burrë, vendosin të depilojnë plotësisht pjesët e tyre intime. Nëse jeni një nga ato, e dini se do të ishte më mirë ta shmangni! Depilimi mund të irritojë lëkurën dhe për këtë arsye të rrisë rrezikun e kontraktimit dhe infeksioneve.

Lani dhëmbët me furçë elektrike. Kjo mund të krijojë lehtësisht plagë tek dhëmbët dhe në gojën tuaj. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të marrë infeksione seksualisht të transmetueshme.

Hani ushqime pikante. Një studim i Dr. Kathryn Boling i Qendrës Mjekësore Mercy në Baltimorë zbuloi se ushqimet me erëza mund të ndikojnë në erën e vaginës! Pra, do të ishte e këshillueshme që të mos hani para marrëdhënieve seksuale.

Merrni ilaçe si një antihistamine. Ato mund të thajnë mukozën  e vaginës dhe marrëdhënia mund të jetë e dhimbshme. Nëse përdorimi i antihistaminës është thelbësor, atëherë ju do të duhet të merrni patjetër një lubrifikant!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera