Shëndetësi

Gjërat që duhet të dini rreth kancerit të qafës së mitrës

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 24 January 2018

Nga mesi i janarit e deri më 28 janar në Mbretërinë e Bashkuar do të mbahet java e parandalimit të kancerit të qafës së mitrës, transmeton Indeksonline.

Gjatë këtyre ditëve nga gratë kërkohet që të bëjnë analiza të thukta e të mos humbasin testet.

Përmes këtyre analizave, rreth 75 përqind e grave të Britanisë do të arrijnë ta parandalojnë këtë lloj të kancerit.

-Advertisement-

Por, ka një numër të madh të grave që e injorojnë këtë test parandalues.

Nëse dëshironi të jeni në grupin parandalues të kësaj sëmundje, atëherë më poshtë do sjellim disa këshilla për ju:

Testet e qafës së mitrës përdoren për zbulimin e qelizave abnormal të kësaj zone. Ndonëse nuk është një test enkas, kjo ndihmon në zbulimin e këtyre qelizave, të cilat nëse nuk trajtohen me kohë, ekziston mundësia për t’ shndërruar në kancer.

Çka janë këto teste?

Ky program fillimisht u prezantua në vitin 1980 dhe është në dispozicion të çdo gruaje mbi 25 vjeçare. Ndonëse mundësia për këtë lloj kanceri përfshin çdo moshë, femrat nën moshën 25 vjeçare janë shumë më të parrezikuara.

Sa shpesh keni nevoje për këtë test?

Testi zakonisht kryhet nga një infermiere, ndërkaq gjatë asaj kohe ju do të zhvisheni tërësisht nga pjesa poshtë belit dhe të shtriheni në shtrat. Nëse keni të veshur një fund, atëherë nuk keni nevoja të zhvisheni fare.
Infermierja do të vendosë butësisht një instrument në vagjinën tuaj, I cili do I mbajë muret t ë hapura në mënyrë që të shihet qafa e mitrës. Me një furçë të vogël ajo do të mbledhë butësisht disa qeliza.

A dhemb?

Shumica e grave ndihen të turpshme, por kjo nuk konsiderohet procedurë aspak e dhimbshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera