Gjërat për të cilat flasin njerëzit 72 orë para vdekjes
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 14 January 2021
Para se të vdesin, njerëzit parandiejnë që po e lënë këtë botë, ndiejnë që do të udhëtojnë diku. Disa madje i shohin familjarët e tyre të cilët kaherë kanë vdekur, sikur kanë ardhur për t’i marrë ata.
Gazetarja Patricia Pearson, autore e librit “Opening Heaven‘s Door: Investigating Stories of Life, Death, and What Comes After”, hulumtimin e vet e ka mbështetur në bisedën me njerëzit, profesioni i të cilëve është në kontakt të vazhdueshëm me pacientët të cilët vuajnë nga sëmundje të pashërueshme.
Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekje klinike dhe janë kthyer në këtë botë.
Patricia ka zbuluar se 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për disa gjëra të pazakonshme – për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpi të tyre, ndërkaq ata janë në shtëpi… Në të vërtetë kanë vizione për udhëtime, ndiejnë që po shkojnë diku.
– Motra ime ka qenë e sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte para vdekjes me këmbëngulje përsëriste: “Nuk e di si të shkoj”, por i përmendte edhe disa “stjuardesa të pafat” – përkujton Patricia.
Infermierja Maggie Kalanan, nga Qendra e kujdesit për qetësim të dhembjeve e SHBA-së, ka treguar se si ka pasur një pacient i cili ka vdekur nga kanceri i pankreasit dhe para vdekjes e ka pyetur “I di bashkëshortja ime të gjitha gjërat lidhur me udhëtimin dhe biletat?
Kjo infermiere thotë se si ka qenë pranë qindra pacientëve të cilët kanë vdekur dhe që vizionet e tyre për udhëtimin nuk mund t’ia atribuojë rastësisë. Njerëzit para vdekjes sikur kanë ndjenjën që po udhëtojnë diku.
Dinë t’i shohin anëtarët e vdekur të familjes
Shumica e njerëzve rreth një orë para vdekjes kanë ditur t’i shohin njerëzit e dashur të cilët kanë vdekur prej kohësh, ndërkaq atë që kanë parë nuk është varur nga ajo se kanë marrë ndonjë ilaç apo jo, ka treguar këtë hulumtimi i dy psikologeve, dr. Karlisa Osisa dhe dr. Erlendura Haraldson, nga Universiteti i Islandës.
Ndër ata njerëz ka qenë edhe pacientja 84-vjeçare Audrey Scott, e cila ka vdekur nga kanceri. Ajo ka folur që i ka ardhur në vizitë i biri i saj i adoptuar, Frank, i cili në të vërtetë ka vdekur para disa vjetësh. Ka thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë kolltuk pranë saj.
Të tjera
-
Gjykata merr vendim ndaj adminit të “Albkings”, Edvin Nevzati
Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelo...
-
Aksident mes dy veturash në rrugën “Luan Haradinaj”, pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash mes dy veturash në rrugën ...
-
Bërnabiqi për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesët...
-
Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Se...
-
Vajza e Sanduloviqit flet për kërcënimet: Më kanë përcjellur në rrugë, çdo ditë është një rrezik potencial
Vajza e politikanit serb , Nikolla Sanduloviq , Klara Sanduloviq duke folur p...
-
Sveçla për qendrat e votimit për të dielën: Jemi në asistim të çfarëdo vendimi të KQZ’së për të organizuar mbarë dhe qetë procesin
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në konferencën e sotme u pyet ...
-
Autoritetet serbe deklarojnë se Jankoviq është në paraburgim
Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë ka njoftuar se nga katër pjesëtarë ...
-
Sot mbahet seanca dëgjimore për xhudistin Akil Gjakova – kërkohet paraburgimi i tij
Gjykata Themelore e Pejës sot do të mbajë seancë dëgjimore për të caktuar mas...
-
Vjosa Osmani nderohet me Çmimin e Evropës, para saj i ishte ndarë Merkelit, Reaganit dhe Rugovës
Presidentja Vjosa Osmani është nderuar nga Fondacioni Pan-Evropian Richard Co...
-
Sveçla:Ngjarjet e djeshme kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin në rajon
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në konferencën për medie duke ...
-
Kurti: Sikur Serbia të ishte nën sanksione, s’do të ishim në këtë situatë – ky është shtet mafioz
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po të kishte sanksione ndaj S...
-
Serbia dje ndaloi mbi 1 mijë kosovarë, ministri i brendshëm jep detaje: U maltretuan – i pyetën për lidhjet me UÇK-në
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për ndalimin e qindra ...