Lajme

Gjeorgjia dënon vrasjet në Bucha të Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 04 April 2022

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë ka dënuar ashpër vrasjet e civilëve në qytetin ukrainas Bucha, afër Kievit.

“Jemi të shkatërruar nga skenat e mizorive brutale. Të gjithë ata që janë të përfshirë në këto krime lufte duhet të mbajnë përgjegjësi”, thuhet në shkrimin e kësaj ministrie në Twitter.

Presidentja, Salome Zourabichvili tha se masakra e Buçës ishte një krim kundër njerëzimit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Qeveria gjeorgjiane ka qenë nën kritikat e opozitës për mbështetjen e saj të vakët për Ukrainën, si dhe ky shtet refuzoi t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tërhoqi ambasadorët e Ukrainës në Gjeorgji javën e kaluar.

“Me gjithë respektin, nëse nuk do të ketë armë, nuk do të ketë sanksione, nuk do të ketë kufizime për biznesin rus, atëherë ju lutemi kërkoni punë tjetër”, ishte shprehur Zelenskyy.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera