Fokus

Gjeniu nga Prishtina që sfidon PISA-n

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 05 December 2019

Ashtu sikur në vitin 2015, njëjtë edhe në vitin 2018, testi PISA, e bëri të qartë një gjë.

Sistemi arsimor në Kosovë është në gjendje të mjerueshme e një prej më të dobtëve në botë, shkruan gazeta inFokus.

Kjo pasi në të dy herët, Kosova u radhit e treta nga fundi, duke lënë vetëm dy vende më keq.

-Advertisement-

Por, një nxënës nga Prishtina, Jon Asllani, e dëshmon edhe një gjë tjetër.

Kosovarët dinë të jenë garues sa i përket aftësive e inteligjencës së tyre me çdo shtet në botë, e madje të dalin edhe të parët.

Kështu, Jon Asllani, edhe pse nga një vend i radhitur në fund nga testi PISA, doli i pari në një garë ndërkombëtare në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në matematikë.

Gazeta inFokus, ka realizuar një intervistë me të, koordinatoren e Brainobrain, të cilën Joni e ndjek përveç shkollës dhe nënën e tij.

Intervistën mund ta gjeni më poshtë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera