Lifestyle

‘Gjeni bëhesh, nuk lindesh’ – tri shprehi të cilat ju bëjnë më të mençur

Autori: Gazeta inFokus 11:46 | 22 January 2018

Fjala “gjeni” është ndër më të keqpërdorurat në histori. Përderisa shpeshherë i referohemi saktë dikujt si gjeni, konotacioni me të cilin e ndërlidhim zakonisht atë fjalë është shumë larg së vërtetës.

Në mënyrë të saktë i referohemi inteligjencës dhe fuqisë kreative si gjëra gjeniale – dhe duhet ta bëjmë këtë – por është koha të ndalemi së menduari se këto dy gjëra vijnë nga talenti apo nga lindja, transmeton Telegrafi.

Në fakt, shumë e shumë hulumtime po tregojnë se talenti është në të vërtetë përgjegjës për disa rezultate të jashtëzakonshme, dhe shumica e arritjeve në përgjithësi rezultojnë nga një kombinim i praktikës, shprehisë dhe vendosmërisë.

-Advertisement-

Van Gogh ka qenë gjeni. Mozarti ka qenë gjeni. Marie Curie ka qenë gjeni.

Duke pasur këtë parasysh, nuk mund të themi se gjenitë e lartcekur ia kanë dedikuar të gjitha arritjet e tyre talentit, por edhe punës dhe ushtrimeve që i kanë bërë në përditshmëri.

Shkencëtarët tregojnë se inteligjenca e përgjithshme dhe kreativiteti mund të përmirësohen shumë lehtë nga çdo njeri!

Sipas tyre, kjo merr vetëm një orë në ditë, mjafton t’i ndiqni këto këshilla:

REFLEKTONI PËR 10 MINUTA NË DITË

Sa shpesh e pyetni veten se jeni duke bërë? Çfarë ju emocionon? Çfarë nuk ju pëlqen? A jeni duke e jetuar jetën ideale?

Këto janë vetëm pyetje sipërfaqësore, por pyetje shumë më të thella duhet t’i bëni vetes çdo ditë për të paktën 10 minuta në ditë, për të kuptuar se a jeni duke e jetuar jetën siç keni dëshirë dhe a jeni në profesionin e duhur.

Bëjani një pyetje të vështirë vetes çdo ditë dhe gjeni kohë për t’iu përgjigjur!

LEXONI 20 MINUTA NË DITË

Gjetja e kohës për të lexuar është gjë e hatashme! Interneti përmban shumë gjëra të fshehta në këndet e veta, dhe ka shumë mendja të mprehta të cilat ndajnë përmbajtje të vlefshme me botën.

Nëse lexoni për 20 minuta në ditë, ose le të themi 15 faqe të një libri në ditë, në fund të vitit ju do t’i lexoni 15 deri 20 libra gjithsej.

Në përvojën e lexuesve, nuk është ekzagjerim të themi se një libër i vetëm në kohën e duhur mund t’jua ndryshojë krejtësisht jetën.

FOKSUHOUNI 30 MINUTA NË DITË
Mësuesi më i mirë në botë është procesi i mjeshtërisë! Kur e harmonizoni trurin me trupin dhe përkushtoheni në diçka, ju do të jeni shumë më të vetëdijshëm dhe do të keni shumë gjëra parasysh.

Çdo ditë mundohuni të fokusoheni në një hobi, projekt personal ose çfarëdo për 30 minuta në ditë, dhe jo vetëm se do të ndiheni më të përmbushur, por edhe do ta përmirësoni mendjen.

FILLONI SOT!
Në shikim të parë mund t’ju duket se shumica e njerëzve veçse i praktikojnë këshillat e lartcekura. Në një mënyrë, kjo mund të jetë e vërtetë.

Por, përderisa çdo njeri shpenzon 10 minuta duke reflektuar, ata mund të mos reflektojnë aq thellësisht sa duhet; përderisa shumica e njerëzve lexojnë të paktën 20 minuta në ditë, ata mund të mos jenë duke i lexuar gjërat të cilat ia vlejnë; dhe përderisa çdo njeri mund të punojnë në diçka të caktuar për 30 minuta, ata nuk e bëjnë këtë me qëllimin për të shënuar progres.

Shumica e njerëzve të cilët i shohim si të mençur nuk arrijnë në atë pozitë papritmas apo përmes magjisë! Ata thjesht i bëjnë këto gjëra të vogla të cilat neglizhohen zakonisht nga njerëzit.

Ndoshta jo çdo njeri lind gjeni, por çdo njeri mund të bëhet i mençur!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera