Gjenerali Jashari në Kanada takon shefen e ushtrisë atje: Fitorja e Ukrainës kundër Rusisë detyrë kolektive për shtetet demokratike
Autori: Gazeta inFokus 16:40 | 23 November 2024
Gjenerali i FSK-së, Bashkim Jashari, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kanda ku edhe ka takuar shefen e ushtrisë kanadeze, Jennie Carignan.
Në këtë takim, Gjeneral Jashari ka shprehur mirënjohjen e tij për homologen kanadeze, duke vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të Kanadasë që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë deri më sot.
“Ai gjithashtu e informoi atë mbi situatën në Kosovë dhe rajon, duke theksuar zhvillimet dhe arritjet e FSK-së. Pjesë e diskutimeve ishin edhe kontributi i FSK-së në trajnimin e grupeve ukrainase dhe objektivat strategjike për integrimin e Kosovës në NATO në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Më pas, të dy Shefat e Mbrojtjes zhvilluan një diskutim të detajuar mbi fushat me interes të përbashkët për bashkëpunim bilateral. Ata biseduan edhe për finalizimin e bashkëpunimit reciprok në disa aspekte kryesore, duke përfshirë shkëmbimin e kadetëve, arsimin ushtarak, trajnimet specialistike, stërvitjet e përbashkëta dhe operacionet kolektive.
Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Carignan theksuan se fitorja e Ukrainës në luftën e saj për liri kundër agresionit të Rusisë është një detyrë dhe përgjegjësi kolektive për të gjitha shtetet demokratike. Ata ranë dakord se kjo luftë ka një ndikim të pashmangshëm edhe në rajonin tonë, duke shtuar rëndësinë e unitetit dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Siç njoftojnë nga FSK, një pikë e veçantë e diskutimit ishte rëndësia e arritjes së marrëveshjes për shkëmbimin e kadetëve mes Qendrës për Studime Universitare të FSK-së dhe Kolegjit Ushtarak Mbretëror “Saint-Jean” të Kanadasë. Ky shkëmbim u vlerësua si një hap i rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve. Në fund të takimit, të dy gjeneralët u pajtuan për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe identifikimin e fushave konkrete për aktivitete bilaterale me interes të ndërsjellë.
Të tjera
-
“U shkëmbyen mesazhe për dëshmitarët” – Detaje nga aktakuza e plotë ndaj Thaçit, Kuçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut
Në aktakuzën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ndaj Hashim Thaçit, Bashk...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi depërti...
-
Kështu u dëmtua vetura zyrtare që u aksidentua kryeshefi i KEK-ut (PAMJE)
Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Bekir Gërguri, ishte për...
-
Aktakuza e re, reagon Hoxhaj: Me mendje dhe me zemër, me Hashim Thaçin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi që G...
-
Çitaku për akuzën e re ndaj Thaçit: Kërkojmë drejtësi, jo përndjekje
Pas ngritjes së aktakuzës së re nga Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit...
-
Bassani: Banka Botërore e përkushtuar për ndihmë në sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc
Banka Botërore është e përkushtuar për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shk...
-
Dakaj: Kjo gjykatë duhet me u mbyllë me faqe të bardhë, ashtu si lufta e UÇK-së
Zhbërja e Gjykatës Speciale ku u kërkua edhe vota e deputeteve të Kuvendit të...
-
Avokati: E nisën me transplant organesh, Specialja po e vëren dështimin, po e mbulon me aktakuza për pengim të drejtësisë
Avokati i njohur, Ardian Bajraktari, ka reaguar për aktakuzën e re ndaj ish-p...
-
Aktakuza e re ndaj Thaçit, Behramaj: Specialja po mundohet me arsyetu dështimin e saj
Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas...
-
Aktakuza e re ndaj Thaçit, PDK e shqetësuar: A po reflekton ky proces paanshmëri dhe profesionalizëm?
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është shprehur i sh...
-
Kurti flet për investime mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak
Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, nëpërmjet një postimin të bërë në Facebo...
-
Bislimi takohet me kongresmenin amerikan, Ritchie Torres
Takimi i radhës i Zëvendëskryeministrit të Parë për Integrim Evropian, Zhvill...