Lajme

Gjenerali iranian i penduar për rrëzimin e avionit: Do dëshiroja të isha unë në bord

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 12 January 2020

Irani e ka pranuar fajin për rrëzimin e avionit komercial ukrainas që la të vdekur 176 persona.

Aeroplani ishte rrëzuar pasi ishte menduar se ishte dron i luftës nga forcat iraniane. Qeveria e Iranit nuk pranoi fajin fillimisht , por më pas u bë e njohur botërisht se përgjegjësit e vetëm ëpr rrëzimin e avionit ishin pikërisht forcat ushtarake të këtij vendi.

Irani ka premtuar se do të merret me rastin me anë të gjykatës dhe se fajtorët do të persekutohen.

-Advertisement-

“Betohem në Zot se do të dëshiroja të isha unë në bord të aeroplanit që e rrëzua dhe të isha djegur. Nuk do dëshiroja kurrë të isha dëshmitar i këtij incidenti”, ka thënë gjenerali Hosein Salami.

“Nuk kam qenë kaq i turpëruar në jetën time”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera