Lajme

Gjenerali i inteligjencës serbe: A e dinë shërbimet sekrete se kush është Branimir Stojanoviqi?

Autori: Gazeta inFokus 09:26 | 05 June 2017

Gjenerali serb i inteligjencës Momir Stojanoviq ka shprehur mllefin lidhur me atë se kush ka mbetur që ta udhëheqë popullin serb në Kosovë. Këtë e ka bërë ai në profilin e tij në facebook, kur është përmendur njëri nga liderët e Listës SRPSKA, përkatësisht Branimir Stojonaviqi.

E gjithë kjo ka ardhur pas postimit të Momir Trajkoviqit, i cili ka nxjerrë citate nga një kronikë e RTK-së, e cila ka arritur te një dokument i fshehtë i inteligjencës serbe, e me ç’rast janë përshkruar politikanët serbë në Kosovë.

Reagimi i gjeneralit serb ka qenë i tmerrshëm, të cilin po e japim të plotë:

-Advertisement-

“Si është e mundshme dhe kush ka lejuar që ky ish-shofer i kryetarit të komunës shqiptare të Graçanicës të vendoset si lider i serbëve në Kosovë? A e dinë shërbimet tona të sigurisë rrugën e zhvillimit dhe të kaluarën e Branimir Stojanoviqit, dhe jo vetëm të tijën, por edhe të të tjerëve që janë në të ashtuquajturën Lista SRPSKA?” – ka përfunduar ai.

Përndryshe Gjenerali Momir Stojanoviq ka pasur pozita të lartë në ushtrinë e dikurshme jugosllave dhe atë serbe.

Në fund të viteve ’90 ka qenë komandant i Njësisë për Çështje Operative në Komandën e Prishtinës, Korpusin e Tretë të Armatës së Serbisë dhe Malit të Zi.

Në vitin 2004 është emëruar Drejtor i Agjencisë së Inteligjencës së Ushtrisë.

Një kohë ka qenë anëtar i Partisë së Sheshelit, kurse në zgjedhjet e vitit 2014 në Serbi është zgjedhur deputet nga radhët e SNS-së së Vuçiqit.

Gjatë kësaj kohe ka qenë kryetar i Këshillit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Shërbimeve Sekrete në Serbi.

Në shkurt të vitit 2015, Interpoli me kërkesë të EULEX-it ka lëshuar fletëarrëst për të për shkak të krimeve të kryera në Kosovë gjatë vitit 1999.

Gjithashtu, edhe “Fondi për të Drejtën Humanitare” në Beograd e ka bërë Stojanoviqin përgjegjës si njërin nga figurat kryesore për krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera