Lajme

Gjenerali Clark në CNN: Në një moment Vuçiqi mund të veprojë në Kosovë si Putini në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 09 July 2024

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë gjatë një interviste në CNN se nëse ka problem në Ukrainë, mund të vijë problemi edhe në Ballkan.

Kjo pasi ai ka thënë se Serbia është dora e Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

Ai dha një intervistë bashkë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se “Serbia dhe Rusia imitojnë njëra tjetrën”.

-Advertisement-

Në të njëjtën linjë ishte Clark, duke thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq, përkundër se përdor dy anët, perëndimin e Rusinë, ai në një moment dëshiron ta bëjë atë që presidenti rus Vladimir Putin po bën në Ukrainë.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan, Serbia është dora e Rusisë në Ballkan dhe i shërben interesave të Rusisë. Vuçiq është i mençur, dëshiron të duket sikur po luan në dy anët, por kur të vjen koha ai do të bëjë atë që do Putini që ai të bëjë”, ka thënë ai.

“.Kemi parë shumë dhunë, vrasje në 30 vjetët e fundit dhe kemi menduar se NATO-ja e ka ndaluar, por nëse ka probleme në Ukrainë ai problem do të vijë në Ballkan dhe liderë, si kryeministri Kurti, duhet të përballen me të”, ka thënë ndër tjerash Clark. /Gazeta Express

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera