Gjeneral Rama tregon si u mobilizua FSK-ja për ta ndihmuar Shqipërinë
Autori: Gazeta inFokus 21:57 | 28 November 2019
Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, në pikë të shkurtra e ka shpjeguar procesin nga marrja e informatës për tërmete në Shqipëri e deri tek mobilizimi i njësive përkatëse të FSK-së për t’u dalë në ndihmë bashkëkombësve.
Ai në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova ke treguar se vetëm brenda dy orëve njësitë e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë qenë të gatshme që t’i ofrojnë shërbimet e tyre në vendet e goditura nga tërmetet.
“Dua fillimisht të shprehi ngushëllime për të gjitha viktimat e prekura nga tërmetet në Shqipëri. Fatkeqësitë ndodhin, por është më rëndësi që solidariteti nuk ka munguar atëherë dhe tani. Rrugëtimi jonë nuk ka qenë i lehtë dhe ne kemi ardhur këtu ku jemi. Jam shumë krenar për kontributin që kemi dhënë në këtë fatkeqësi”.
“Në momentin që kam marrë informacionin për tërmetet në Shqipëri ka qenë ora 5:00 e mëngjesit. Pastaj kontaktuar me drejtorin e Policisë këtu në Kosovë, por edhe me homologun tim në Shqipëri për të marrë më shumë informacione”.
“Nga ai moment unë kamë ngritë njësitë e specializuara për atë mision në gjendje gatishmërie. Në moment të parë e kam kontaktuar ministrin e FSK-së, kemi shkuar te kryeministri – për një kohë shumë të shkurtër informacioni është shpërndarë edhe tek kryeministri dhe presidenti”.
“Gatishmëria e forcave të Kosovës ka ndodhur brenda dy ore. Në orën 8:00 të mëngjesit kemi qenë të gatshëm që të lëvizim. Në ora 08:15 kam pasur takim me kryeministrin më të cilin kam kontaktuar edhe më herët në telefon”.
“Nga kontakti me homologun në Shqipëri kam mësuar që gjendja ka qenë e jashtëzakonshme. Menjëherë e kemi ditur se cilat njësi duhet të veprojnë të parat dhe unë e kam ngritur gatishmërinë e tyre. Në ora 11:00 kemi qenë në Shqipëri”.
“E kemi një njësi që është njësia për bashkëpunim civil dhe e kemi nisur atë para task-forcës për ta vlerësuar gjendjen reale atje. Në marrje të atyre informacioneve, i kemi nisur automatikisht forcat e nevojshme”.
“Kemi disa procedura standarde operative. Secila njësi e bën planin e veprimit të vet dhe secila e ka afatin kohor të gjendjes së tyre të gatishmërisë. Është procedurë standarde operative që brenda dy orësh të jenë të gatshëm të veprojnë – pavarësisht urdhrave që vijnë”.
Të tjera
-
Në prill të 2020’ës funksionalizohet marrëveshja e autostradës energjetike
Ilir Shala, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, ka bërë të ditur se në fillim të v...
-
Gjenerali Rrahman Rama i përlotur flet për tërmetin në Shqipëri: Nuk e harrojmë të kaluarën
“Ne jemi vëllezër dhe nuk e harrojmë të kaluarën”, kështu u shpreh komandanti...
-
Përleshje fizike në Parlamentin e Ukrainës
Pas takimit të Komisionit të Bujqësisë në Parlamentin e Ukrainës ku u diskutu...
-
Ky do të jetë shteti më i ri në botë
Preferenca e popullatës në referendumin e zhvilluar në ishullin Bougainville,...
-
Vëllai i tij tregon se si ishte zhdukur gazetari dhe veprimtari i LDK-së
Nazmi Berbatovci ka treguar se si i është zhdukur vëllai i tij me 28 korrik t...
-
Rama: E kryem detyrën tonë, ndihmuam vëllezërit tanë
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtnant Rrahman Rama në ...
-
Pak orë pasi u emërua zv. ministër, i publikohet plagjiatura
Pedagogu Olti Rrumbullaku u emërua sot nga Rama në postin e zëvendësministrit...
-
Këshilltari i Pacollit reagon ashpër ndaj deklaratave të Gjuriqit
Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, Jetli...
-
Orgji dhe mbidozë droge, zbulohet si u gjet i vdekur princi arab në Londër
Një princ nga Emiratet e Bashkuara Arabe, djali i sundimtarit të qytetit të S...
-
Si ndodhi që 18 vjeçari mori dje drejtimin e autobusit në Skenderaj, flet nëna e tij!
Një ngjarje e çuditshme ndodhi gjatë ditës së djeshme në Skenderaj. Ishte ...
-
Haraqija reagon ndaj atyre që po e kritikojnë LDK-në
Ish- ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Astrit ...
-
Sa është e pasur Vjosa Osmani?
Komisioni Qendror Zgjedhor(KQZ), gjatë ditës së djeshme i ka bërë publike rap...