Lajme

Gjeneral Çeku dhe gjenaral Haradinaj e nisin ditën me një kafe së bashku

Autori: Islam Morina 09:50 | 15 September 2021

Dy ish gjeneralët e UÇK-së, Agim Çeku e Daut Haradinaj, ditën e sotme e kanë filluar me një kafe së bashku.

Çeku e Haradinaj ditëve të fundit, kur u hap tema e arkivit të UÇK-së kanë reaguar duke treguar se një arkiv i tillë as ka ekzistuar e as ekziston dhe se Kosova nuk ka asgjë që ndërkombëtarët nuk e dinë dhe se ajo që duhet hapur arkivat është serbia gjenocidiale, shkruan Gazeta Infokus.

Kujtojmë se Daut Haradinaj, tashmë i ka hyrë garës për Prishtinën dhe rreth vetes ka mbledhur profesionistë të fushave të ndryshme, duke kaluar edhe viajt partiake, e duke unifikuar qytetarët e shumtë prishtinas rreth vetes dhe programit që ai prezanton.

-Advertisement-

Mirëpo në gjithë këtë dinamikë paraelektorale, “Davidi”, i UÇK-së ka gjetur kohë për mikun e tij të vjetër e të ditëve të vështira, gjenaralin Agim Çeku, me të cilin ka pirë kafe dhe kanë evokuar kujtime nga koha e lavdishme e UÇK-së.

“Mëngjesi me mikun tim, Gjeneral Agim Çeku”, ka shkruar Daut Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, të shoqëruar edhe me një fotografi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera