Lajme

Gjendje shqetësuese në klinikën e Pulmologjisë, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 26 June 2022

Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Musa Hoxha, ka thënë se klinika po përballet me mungesë të madhe të infermierëve, shkruan Gazeta inFokus.

Dr.Hoxha në një intervistë për emisionin e shëndetësisë Dokor Plus, është shprehur se nuk po arrijnë t’i përmbushin kërkesat e shumta të pacientëve.

“Gjatë kohës së pandemisë nevojat për pulmulogë kanë qenë shumë të mëdha, edhe nevojat edhe kërkesat e pacientëve kanë qenë normalisht ma të mëdha se sa mundësitë, problemi më i madh që na ka përcjellë është problemi i stafit të mesëm infermierë edhe gjatë kohës së pandemisë edhe tash sidomos tash që faktkisht iu është ndërprerë kontrata stafit infermierë që kanë ndihmu në kohën e pandemisë”, ka thënë Hoxha për Doktor Plus me Anita Ahmeti./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera