Gjendje e rëndë në Luginën e Preshevës, synohet ndërtimi i 100 shtëpive
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 18 September 2017
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune dhe koordinimi zëvendëskryetarin, Skënder Memishi, nga Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me të cilin janë koordinuar për aktivitetet e ardhshme në mbështetje të projekteve që janë në interes të një jete më të mirë për shqiptarët e në këto komuna.
Kryetari Haziri tha se gjendja në të cilën janë shqiptarët e Kosovës Lindore, është mjaftë e rëndë dhe në kuadër të angazhimeve do të bashkëpunojmë me këtë fondacion humanitar, në shërbim të një jete më të mirë për shqiptarët atje.“Gjendja ekonomike dhe sociale është shumë e rëndë për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Është për t’u përshëndetur aktiviteti tashmë i dëshmuar i këtij fondacioni humanitar dhe i gjithë mërgatës shqiptare, të cilët gjithnjë ishin të vendosur në mbështetjen e bashkvendësve të tyre”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.
Ai ka kërkuar që bashkëpunimi të jetë edhe më i madh, “mbështetja e institucioneve lokale nga këto tri komuna duhet të jetë edhe më intenzive dhe njëkohësisht edhe mbështetja e Gjilanit do të jetë në këtë rrafsh përmes formave të ndryshme, qoftë nga bizneset apo donatorët e tjerë”, ka thënë mes tjerash Haziri.
Skënder Memishi, zëvendëskryetar i fondit humanitar, ka bërë të ditur se ky fond deri më tani ka ndërtuar 57 shtëpi të reja, për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.“Deri më tani kemi ndërtuar 57 shtëpi të reja.
Synimet e fondit humanitarë, përmes nismës “Ndërto, Shpëto, Parandalo”, synon që të ndërtoj edhe 100 shtëpi të reja në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Nëse nuk veprohet shpejtë, atëherë do të kemi braktisje të shtëpive për shkak të gjendjes së rëndë dhe mungesës së perspektivës”, ka thënë ai mes tjerash.
Sipas një komunikate të Komunës së Gjilanit, ai gjithashtu e ka informuar kryetarin Haziri për burimet financiare, për mbështetjen që ka ardhur në vazhdimësi nga mërgata shqiptare dhe nga njerëz të vullnetit të mirë gjithandej.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...