Gjendje alarmante: Pandemia thellon varfërinë në Kosovë
Autori: Doresa Geci
18:50 | 23 February 2021
Mbi 306 mijë qytetarë në Kosovë jetojnë vetëm me 1 euro e 82 centë në ditë.
Kurse me më pak se 1 euro e 30 centë në ditë jetojnë mbi 32 mijë qytetarë në vendin tonë, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat që Gazeta Infokus ka siguruar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Pandemia ka bërë që varfëria në Kosovë të thellohet edhe më shumë.
“Bazuar në të dhënat e Skemës Sociale, kemi një rritje të përfituesve në ndihmë sociale nga viti 2020 në vitin 2021. Një ndër shkaktarët e kësaj rritje besohet të jetë edhe Pandemia”, thuhet nga MPMS.
E kriza që ka shkaktuar Covid-19 ka bërë që në Kosovë të rritet edhe numri i familjeve të cilat kanë nevojë për ndihmën e shtetit për të mbijetuar.
Derisa në vitin 2019 numri i familjeve që shfrytëzuan ndihmën sociale ishte mbi 24 mijë familje, ndërkohë në vitin 2020 ky numër është rritur.
“Bazuar në të dhënat me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (dhjetor 2019), numri i shfrytëzuesve të ndihmë sociale në nivel vendi ishin: 24.352 familje, me 98.756 anëtarë të familjes, tani në dhjetor të vitit 2020 janë 25.679 familje me 103.189 anëtarë të familjes”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë për Gazetën Infokus.
Mirëpo gjendja e rënduar ekonomike po vazhdon të përkeqësohet edhe këtë vit.
“Në Skemën e Ndihmës Sociale krahasuar fillimin e vitit 2020 dhe fillimin e vitit 2021, është vërejtur një rritje e numrit të kërkesave për të përfituar ndihmë sociale”, kanë deklaruar nga MPMS-ja.
E për këtë shtresë të shoqërisë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili pritet të udhëheq Qeverinë, thotë që ka një zgjidhje.
“Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1 € në ditë, që është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Qeverisja jonë e mirë dhe skemat tona sociale do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë”, ka shkruar Kurti në twitter.
Pandemia po ashtu ka ndikuar që edhe numri i të papunëve të dyfishohet krahasuar me vitin 2019.
Sipas të dhënave që Gazeta Infokus ka siguruar nga Agjencia e Punësimit, numri i të papunëve në vitin 2020 ka shkuar në mbi 168 mijë e 980 qytetarë.
Kurse numri i të papunëve në vitin 2019 ishte 70 mijë e 790 qytetarë.
Sipas Odës së Afarizmit, shteti nuk ka bërë asgjë që kjo shkallë e papunësisë të jetë më e ulët.
”Referuar pyetjeve të cilat keni dërguar, bëjmë të ditur se ne si Odë e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi kemi reaguar lidhur me gjendjen e vështirë ekonomike, e cila është krijuar në vend si pasojë e pandemisë dhe mungesës së ndihmës së duhur nga ana e shtetit.
Referuar hulumtimit të cilin e ka realizuar OAK del se 42.3% e bizneseve kanë deklaruar se kanë ulur numrin e punëtorëve gjatë kohës së pandemisë nga 1 deri në 5 punëtorë, përderisa vetëm 51.9 % kanë arritur të ruajnë numrin e punëtorëve. Ndërsa, asnjë nga respodentët e anketuar nuk ka deklaruar se kanë rritur numrin e punëtorëve”, ka thënë zëdhënësja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Fjolla Smajli./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Gruaja e ‘Sandokanit’ dhe zyrtari tjetër i MPMS’së lirohen nga akuzat për korrupsion
Të premten në Departamentin Special në Gjykatën Themelore është shpallur aktg...
-
Agim Bahtiri tregon nëse do të rikandidojë për kryetar të Mitrovicës
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, beson se do të rikandidojë pë...
-
Palmer: SHBA nuk do të imponojnë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën
Shtetet e Bashkuara nuk do të imponojnë zgjidhje për Beogradin dhe Prishtinën...
-
Detaje nga aksioni i inspektorëve në kafiteritë e Prishtinës
Insepektoriati i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së bashku me Poli...
-
Pas e quajti Kurtin anti-amerikan, ish diplomati gjerman i reagon Grenellit
Ischinger i reagon Grenellit: Mandati juaj ka skaduar, lija Kosovën njerëzve ...
-
Aksion në Prishtinë, inspektorët po i zbrazin kafiteritë në rrugën B
Kafitëritë në rrugën B janë zbrasur nga inspektorët e Agjencisë së Us...
-
Lajmi i mirë për nxënësit e shkollave fillore në këtë komunë
31 filloristë nga komuna e Kamenicës do të përfitojnë shuma parash nga 270 eu...
-
PE më 25 mars diskuton raportin e progresit për katër shtete të Ballkanit
Debati mbi raportet mbi përparimin e katër vendeve të Ballkanit drejt BE-së d...
-
Kur do të liberalizohen vizat, flet ambasadori francez
Ambasadori francez në Beograd, Jean Louis Falconi, gjatë një debati online de...
-
Lajçak tregon se çfarë dokumente i dha Kurtit
Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Ser...
-
Varianti më ngjitës i Covid-19 konfirmohet edhe në Evropë
Një person misterioz i infektuar me variantin shqetësues Covid-19, zbuluar në...
-
BE ”shuan” shpresat për Shqipërinë
Në Komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian janë miratuar r...